• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Rama: Më 1 maj të gjitha shërbimet kalojnë online, mbyllen sportelet, s’ka më radhë dhe bakshishe

April 27, 2022
in Aktualitet, Debat

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga 1 maji, çdo shërbim publik do të ofrohet online, ndërsa nuk do të ketë më sportele. Për kryeministrin kjo është një epokë e re dhe një stacion historik i Revolucionit Digjital.

“Në 1 MAJ nis epoka e re e shërbimeve pa sportele. Shqipëria ka hyrë në elitën e vendeve më të zhvilluara për qeverisjen digjitale, dhe është ndër të parat që i ofron shërbimet me dokumente përmes platformës kombëtare digjitale. Ky është një stacion historik i Revolucionit Digjital ku mbarojnë radhët, zvarritjet dhe bakshishet e një epoke që ka mbërritur në hapat e saj të fundit”, shkruan Rama.

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj u shpreh se duke nisur nga 30 prilli, do të ndryshojë mënyra se si administrata i shërben qytetarëve dhe bizneseve.

“Shqipëria renditet e para në rajon për shërbimet dixhitale. Nuk është ky raporti i vetëm, raporti vjetor i OECD Sigmës e vendosi Shqipërinë në vend të parë për qeverisjen dixhitale. Qytetarët shqiptarë shërbehen më mirë, më shpejt dhe janë më të kënaqur se qytetarët në Maqedoni, Kosovë, Bosnje Hercegovinë. Krahas familjaritetit që qytetarët kanë me e-albania, raporti vlerëson investimin e qeverisë në infrastrukturë. Janë 17 milionë transaksione çdo ditë.

Sipas raportit të Sigmës, shërbimet janë më të mirë, cilësia e tyre është rritur. Vlerësim kemi marrë dhe nga raportet e DASH, OKB dhe BE.E kemi nisur me vetëm 14 shërbime, sot janë 1225. E kemi nisur me 50 mijë, sot janë 2.5 milion qytetar dhe biznese që e përdorin çdo ditë platformën e-albania. Të gjithë mund ta imagjinojmë se çfarë transformimi ka sjellë.

Sot është koha për tjetër transformim. Nga 30 prilli, do të ndryshojë mënyra si administrata i shërben qytetarëve dhe bizneseve. Përgjigjet do të monitorohen në kohë reale dhe shërbimet që nuk kanë nevojë për prezencë të personit dhe mjetit, do të merren vetëm në e-albania. Janë plot 20 milionë dokumente të gjeneruara me vulë dixhitale.

Këto përkthehen në 20 milionë ecejake që ia kemi kursyer qytetarëve dhe bizneseve. Nuk ka më ryshfete e strapacime. Do i japim fund njëherë e përgjithmonë korrupsionit e bakshisheve. Do të kemi zero letër të printuar, zero dokumente të humbura zero bojë apo printera që amortizohen. Brenda 2 viteve të ardhshme, të kemi një sistem të qendërzuar për të gjithë punën e administratës publike. Administrata do të kalojë komplet pa letër. Mezi pres arritjet e radhës”, tha Karçanaj.

Sipas një raporti të BERZH, Shqipëria i ka rritur shërbimet digjitale nga 44.1% në vitin 2015 në 83% në vitin 2020 duke u ngjitur në vendin e 17 mes disa vendeve në botë për shërbimet digjitale qeveritare.

Next Post

Gjyshërit në hasmëri! Princ Leka dhe Halit Valteri pajtohen... lënë pas të shkuarën

Yll Rakipi nga Pobicka e Ersekës që shkruante për shokun Enver dhe u bë me shokun Sali

Meta zgjidh qesen e dekoratave, akordon titullin "Mjeshtër i Madh" për disa lokale ku ha zakonisht

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved