• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Po e presin finalen me entuziasëm, qyteti ka një stadium të bukur”! Ambasadori italian u tregon Tiranën: Do ndiheni si në shtëpinë tuaj

May 15, 2022
in Sport

Finalja e Ligës së Konferencës po merr një vëmendje të gjerë në mediat italiane, teksa në “Air Albania“ do të jetë edhe Roma që do të lu.ftojë për të ngritur trofeun e parë të këtij kompeticioni.

Tirana do të mirëpresë këtë event historik për vendin tonë, ku pritet të vijnë rreth 90 mijë tifozë. Një shifër kjo e gjitha jashtë pritshmërive fillestare. Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, ka dhënë një intervistë për “Teleradiostereo”, ku u tregon më tepër italianëve rreth Tiranës, si dhe organizimit për këtë finale.

“Tirana po përgatitet të presë me entuziazëm finalen. Do të jetë hera e parë për qytetin, i cili ka edhe një stadium të bukur. Ne punojmë ngushtë me klubet dhe presim një festë të mirë, një festë të madhe. Do të mirëpresim të gjithë romanistët. Qyteti është gati nga pikëpamja e entuziazmit. Është një qytet i rritur, ka struktura avangarde si për akomodim, ashtu edhe për lëvizje. Tirana po bëhet gjithnjë e më europiane. Ndihem i qetë, dua të qetësoj miqtë e mi romakë që do të vijnë.

Duke ditur besimin e tifozëve e di që do të vijnë këtu edhe pa kupon. Këshilla është të ndiqni faqen e Ambasadës dhe kanalet sociale, por edhe faqen zyrtare të Romës. Ne do të listojmë masat që duhen ndjekur. Biletat, siç e dini, kanë përfunduar të gjitha në shitje online, këtu nuk do të kemi bileta për të shitur. Për ata që do të vijnë pa bileta, në disa zona të qytetit do të vendosen zona tifozësh me ekrane të mëdha, duke nisur nga sheshi qendror, ku vitin e kaluar transmetuam Kampionatin Europian të futbollit. Po punohet për shifra më të larta se kapaciteti i stadiumit.

(Shqipëria) Ka bërë përparime të mëdha. Nëse shikojmë prapa 30 vjet më parë kur u nisën me anije në Itali, tani Tirana është një qytet europian dhe mund të bëjë ende shumë gjëra. Vendi është rritur nga të gjitha këndvështrimet. Italianët do të ndihen si në shtëpinë e tyre, veçanërisht për sa i përket gjuhës dhe traditave”, ka deklaruar Fabrizio Bucci./Sport Ekspres/

Next Post

“Mbajeni në Stamford Bridge”! Legjenda e Chelsea-t: Nëse do isha unë, nuk e shisja Armando Brojën

VIDEO/ Juriç e ka bërë zgjedhjen e tij për portën: Duart e Berishës i japin për herë të parë 50 pikë në karrierë

Ndërhyrja që bëri Murinjon për ndihmë mjekësore, Kumbulla sqaron situatën: U mbyll me një përqafim

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved