• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Avokati tallet me “Haxhi Qamilin” e dytë: Ku pyes unë për Amerikën kur kam Tropojën dhe Kavajën me vete

May 23, 2022
in Blog
        
 

Nga Spartak Ngjela

l.
Frika e budallalleps njeriun me kapacitet mediokër, por e bën delirant heroin budalla.

Ja të dy rastet e Shqipërisë: ata janë – Haxhi Qamili dhe Sali Berisha.

Haxhi Qamili në vitin 1914 -1915, pasi kishte filluar kryengritjen e tij për të sjellë sërish Turqinë në Shqipëri, dhe kishte marrë Shqipërinë e Mesme, iu drejtua Korçës si qendër e nacionalizmit shqiptar që ishte atëherë.

Por, pikërisht për këtë, erdhi aty afër Qafë Thanës konsulli francez i Korçës, e takoi Haxhiun dhe i tha: “Hiq dorë nga Korça se aty prek intetesin e Francës”.

Por, konsullit francez, Haxhiu iu përgjigj me frazën e tij ‘lapidare’: “Ku pyes unë për Francën kur kam Shijakun dhe Peqinin me vete.”

Kurse Saliut, kur i thanë se nuk të pranon Amarika, tha: “Ku pyes unë për Amerikën, kur e kam Tropojën dhe Kavajën me vete”.

Por dje e la edhe Tropoja edhe Kavaja, se nuk dolën në votime për ta votuar.

Kudo po kështu, në të gjithë Shqipërinë. Vobegtësi mendore pamë nga përkrahësit e Saliut, dhe heshtje politike. Kurse stafi i çoroditur dhe i trembur i Saliut gënjeu sikurse edhe në vitin 1996, kur, po këta, mbushëni kutitë e votimeve politike të atij viti.

Por, dje në darkë, rreth tetëdhjetë të fantaksur e pritën Haxhiun e sotëm si fitimtar, në selinë në Tiranë.

ll.
Jam kryetari i Partisë Demokratike thotë Saliu, domethënë Haxhiu, dhe tani do mund Amerikën. Por të gjithë njerëzit me mend në kokë qeshin jo me Haxhi Qamilin, por me Sali Berishën, i cili tani nuk ka parti ligjore. Se Partinë Demokratike, të njohur nga ligji, e drejton stafi i saj ligjor, që as pyeti fare për votimin e Saliut.

Po ata që e filmuan votimin fals të Saliut, a do t’ia shfaqin në media vobegtësinë politike të Saliut, që dje tregoi jo vetëm falimentin e tij, por edhe paaftësinë intelektuale për të kuptuar falimentin dhe dobësinë e tij?

Por ja, ai dje vërtetoi fundin e tij, se fund kish marrë me kohë. Gënjeu sërish për votimin, por edhe pse me një votim fals, Saliu nuk ka lidhje fare me Partinë Demokratike.

Sali Berisha është osmani dhe otomani i fundit në Shqipëri. Por mos harroni se edhe Perandoria Osmane në 1 nëntor të vitin 1922 ka rënë; kur Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë shfuqizoi sulltanatin dhe Sulltanin e fundit, Mehmeti i Gjashtë.

Dhe është koincidencë, por edhe histori ky viti 2022, i cili po fundos otomanin e fundit në Shqipëri dhe në Evropë.
Shqiptarët gjithmonë do ta kenë si defekt historik që otomanin dhe osmanin e fundit, Sali Berishën, e hoqën qafe në Shqipëri njëqind vjet pas rënies së Perandorisë Osmane, me ndihmën e politikës amerikane.


        
 
Next Post

Berisha akuzon për korrupsion! Socialistët e "masakrojnë": Je i fundit që mund të flasësh! Pse nuk heton SPAK? Djali yt financon TV dhe portale me paratë e viktimave në Gërdec

Familja e Berishës ka një televizion, e transmeton Saliun edhe në tualet! Pse heshtin SPAK e ‘Tatimet’? Bën pastrim parash

Komunistët e PD paradite bëjnë show në Spaç e pasdite në radhë për të votuar njësoj si për Enverin dikur

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In