• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Edi Rama i përgjigjet Alibeajt për babain dhe gjyshërit e tij: Jeni rritur në prehërin e sekretarit të Byros! Unë jam lindur e rritur buzë Lanës në pallatin 18: Kurrë nuk kam patur lidhje me Bllokun

23/05/2022
in Aktualitet, Debat
        
 

Duke vijuar replikat me Alibeajn, Rama tha se sot është për të ardhur keq kur sheh demokratët që sillen si komunistë. Sipas tij e gjithë kjo vjen pasi shumica e deputetëve të pranishëm në Kuvend janë rritur në prehrin e Sekretarit të Partisë së Enver Hoxhës, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

“The shumë gjëra, the që shava atë, nuk e shava. Ua kam thënë ju keni probleme të mëdha me gjuhën shqipe. E para meqë më the për të parët e mi, me kë të parë e ke? Nëse e ke me tim atë, im atë është ai përpara veprës së të cilit edhe Leskua edhe ti edhe Fredua dhe të gjithë ju thyeni kërbishten atje. Nëse e ke me gjyshërit, merr dhe lexo kush ishin,. Nëse e ke me stërgjyshërit, lexo se kush ishin. Unë në bllok nuk kam jetuar kurrë, e kam pasur shtëpinë në rrugën Muhamet Gjollesha pallati 18, kam patur një shtëpi si gjithë të tjerët.

Im atë nuk ka qenë kurrë anëtar i Komitetit Qendror dhe nuk kam unë asnjë problem se çfarë thoni ju, çfarë ju kanë thënë, apo çfarë do më thonë. Ju që flisni me këtë gjuhë jeni shembulli i inercisë së ideologjisë së Enver Hoxhës. Enver Hoxha sot është gjallë përmes jush, përmes mënyrës se si ju e kuptoni kundërshtarin njësoj si ai, me ndryshimin që ju nuk keni fuqinë që kishte ai, që të fuste plumbin ose në burg.

Unë nuk pres as respektin e askujt prej jush, mua më mjafton respekti i atyre që kur dolën nga burgu pas shumë e shumë vitesh, jo vetëm që nuk kishin asnjë lidhje me ju, por ishin komplet e kundërta juaj, sepse ishin komplet e kundërta e Enver Hoxhës. Partia e Enver Hoxhës ju bëri si veten, në shumë prej jush futi urrejtjen, dhe tek shumë prej jush futi kompleksin e inferioritetit dhe përçmimit. Kjo nuk është koha e Enver Hoxhës, dhe nuk përballet kundërshtari me këto argumenta.

Ju u rritët politikisht në vatrën e sekretarit të Enver Hoxhës, e mori PD-në dhe e zotëroi plotësisht se ishte nxënës i Enverit. Ju jeni qeverisur nga komunisti antikomunist, që është edhe më i ziu. Ju nuk keni asnjë vizion ardhmërie, asnjë kuptim të demokracisë, shikoni si u demaskuat të gjithë ju, me ato konventat e referendumet, të gjithë duke vjedhur votat”, tha Rama.


        
 
Next Post

Kryeministri i ri i Australisë fut në "sherr" shqiptarët me grekët

Ndërron jetë polici që u qëllua me armë nga kolegu i tij në komisariatin 3 në Tiranë

“Për 10 vjet, Shqipëria do jetë si Spanja”! Tifozët e huaj ‘pushtojnë’ Tiranën: Çfarë thonë për vendin tonë?

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved