• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Tuesday, September 2, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Vëllai i Monika Kryemadhit mbi 50 milionë lekë për një ditë pune te kolaudimi, gjatë 7 viteve u paraqit vetëm 7 herë në punë

June 28, 2022
in Aktualitet, Dosja X, Kryesore

Nga analiza të ftohta që i janë bërë rritjes elektorale të LSI-së, që kulmoi në 2017-n me 20 mandate, ‘suksesi’ i faturohet strategjisë së përdorur nga Ilir Meta, ku nga 2009-ta deri në 2013-n në koalicion me Sali Berishën mori nën drejtim ministritë e tenderave.

Pas 2013-s, strategjia ndryshoi dhe LSI mori copa të majme në administratë. Mes koncesioneve e tenderave që u dhanë në bashkëqeverisje me Berishën, ishte edhe kolaudimi.

Procedurat për koncesionin kishin nisur para se të ngjizej koalicioni Berisha-Meta. Por, ai u përmbyll në dhjetor të 2010-s pak më shumë se një vit nga formimi i këtij koalicioni. Kompania u regjistrua në Shqipëri 11 ditë pasi firmosi kontratën, me kapital zyrtar 100 lekë.

Mes atyre që u rehatuan në koncesionin e ri ishte edhe vëllai i Monika Kryemadhit, Drini. Ai ka nisur punë pranë SGS-së në fund të 2013-s dhe deri në 2020 është paguar me rreth 4 mln lek të vjetra rrogë mujore.

Përveç kësaj, në largim në 2020 merr edhe një bonus prej 30 mln lekësh, megjithëse pozicioni ishte thjesht inxhinier mekanik.

Përveç emrit në borderotë e kompanisë dhe të mbiemrit të të motrës deputete e më pas kryetare të LSI-së, Drini Kryemadhin askush nuk e ka parë në punë.

Zyrtarisht është e vështirë që të zbulohen paraqitjet e tij në ambientet e kolaudimit, por jozyrtarisht denoncojnë se në 7 vite në punë ai është shfaqur vetëm një javë në total.

Megjithatë, në total Drini Kryemadhi ka marrë pa u paraqitur thuajse fare në punë, nga koncesionari SGS që kontrollohej nga Ministria e Transporteve (LSI pas 2013-s) plot 36,044,594 lek të reja për periudhën nëntor 2013-dhjetor 2020! Pra, për 7 ditë punë në 7 vite punësim, vëllai i Monika Kryemadhit ka marrë 360 mln lek të vjetra, ose rreth 52 mln lek të vjetra në ditë. Kësaj shifre i shtohet edhe bonusi 30 mln lekësh kur u largua.

SGS-së i interesonte ky punësim, pasi me rrogën e Drinit kishte hequr qafe kontrollet nga Ministria e Transporteve, ku zv.ministër në atë kohë ishte Edmond Haxhinasto.

Të gjithë fitonin! Kompania shkelte kontratën, nuk kryente investimet e parashikuara dhe ishte kthyer në çerdhe korrupsioni, ku automjetet kalonin kontrollin teknik me 20 mijë lek nën dorë.

Fitonte gjithashtu edhe Drini Kryemadhi dhe të vetmit që humbisnin ishin shqiptarët, që mbajtën në kurriz një koncesion të dyshimte për një dekadë./Prapaskena

Next Post

Sali Berisha: Kam vetëm 100 mijë euro në bankë dhe një apartament, Rama më ka kontrolluar për 9 vite e s'gjeti gjë

Drejtuesi i protestës imagjinare të "Foltores" çuni i Balli Fahriut tregon se çdo të ndodhë nëse më 7 korrik do ketë protestues të dhunshëm

Non grata nuk do jet vetëm! Monika me Vasalin deklarojnë se do jen krah Berishës në protestën e 7 korrikut

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved