• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Sot ka punë shtëpia e gazetarëve! (Tre emrat që u rrezikohet jeta… Të merret në hetim hoxha vrasa-ndjellës)

July 8, 2022
in Aktualitet, Debat

Nga Frrok Çupi

Edhe një gazetar tjetër, nga më të njohurit, dje është kërcënuar me vdekje, pak minuta pasi Kastriot Myftaraj humbi jetën tragjikisht. ‘Ej se mos lutet ndonjëri për rahmet, apo na thotë ngushëllime se do pësojë, BLOCK!’, shkruan me një gëzim vrasës hoxha i Tiranës, Ahmet Kalaja.

Kastrioti shkoi, por këtu kanë mbetur ‘të ngjashmit’ e tij. Këtu janë Mustafa Nano, Denis Dyrnjaja, Aleksandër Çipa…

Mandatën e një vdekjeje të paralajmëruar Mustafa Nano e mori dje nga hoxha Kalaja. ‘Paralajmërim kam frikë se edhe “Lëpirsi” që merret me Kuranin do të ketë të njëjtin fat”, shkroi hoxha duke nënkupuar Mustafa Nanon. Hoxha shkruan se ‘Lajm i darkës së Arafatit’, quhet kjo.

Cilët do të jenë ‘shelegët’ në tryezën e kësaj Darke, që është një nga netët e uritura të Agjërimit?

Nano u paralajmërua, këtë e dimë. Ai ka qenë kritik ndaj besimit, ashtu siç edhe kanë ndriçuar idetë e shumë mendimtarëve që në Mesjetë. Për këtë, marrim vesh se do të paguajë me ‘darkën’ e ferrit.

Pastaj vijnë me radhë autorë të shumtë që duke e konsideruar besimin si ‘të gjallë e në jetë’, e kritikojnë, e analizojnë, i hedhin dritë. Ndoshta muaj ose edhe më se një vit më parë, në këtë vorbull frike u ndodh Denis Dyrnjaja, një gazetar i të ardhmes televizive. Ai bëri kritikë mbi trajtimin e financave të Elvis Naçit- një ortodoks i kthyer në imam, por si shpërblim mori sulme dhe kërcënime për jetën; me mijëra. Dyshoj se deklarata dje e Elvisit për Kastriotin se ‘kisha ç’kisha me atë, sot e përcjell me nderim’, është një pako ku fshihet një kërcënim për ‘armiqtë’ e besimit.

Ne akoma nuk dimë sa dosje me plane hakmarrjeje ‘fetare’ janë depozituar në duar të pasionantëve të verbër.

Unë kam lexuar shumë autorë mes nesh që nuk qëndrojnë si të ‘ngrirë’ para besimit fetar; por reagojnë. Atëherë, edhe këta mund të jenë në listën e ‘darkës së Arafatit’, darka kur lutjet e hoxhallarëve në sheshin e Arafatit plotësohen nga Allahu i Madhëruar?

A mund të jetë në këtë listë edhe vetë Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve në vend?

Aleksandri, me siguri. Aq më tepër që sot do të jetë plot përgjegjësi për t’i dhënë përgjigje fyerjes së gazetarit Myftaraj bash në ditën e vdekjes së tij. E pas kësaj vetë Aleksandri dhe miqtë kanë për detyre të kërkojnë nga shteti dhe makineria e tij që të hetojë mbi krimin e paramenduar të një hoxhe kundër kritikëve të fesë.

Drejtësia ka në dorë sot një dosje të egër ‘fetare’ ku në emër të Allahut kërcënohet jeta e gazetarëve dhe njëkohësisht dhunohet vetë ideja Islame. Në Kuran thuhet “Fto në rrugën e Zotit tënd me urtësi e fjalë të mira…”( Suretu el-En`amë, ajeti3), por hoxha të kundërtën.

Drejtësia ka për detyrë që menjëherë të marrë në hetim hoxhën vrasa- ndjellës. Ndërsa ‘shtëpia’ e gazetarëve sot ka punë të vërtetë; deri dje po kërkonte punë në bulevard.

Next Post

Liderët e "Open Balkan" takim online, diskutohet për një agjenci të përbashkët

Si paguheshin pjesëmarrsit në protestë?! Folësit të Berishës i vjedhin portofolin dhe del zbuluar: Aman ma ktheni se kam shumë karta dhe patenta! Nuk i dua lekët

Ja arsyet "madhore" që e kthyen çunin e Zefit në një armik të betuar të Ramës!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved