• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Braçe akuzon Ministrinë e Bujqësisë se ka lënë stok grurin vendas dhe po fut në Shqipëri nga importi, braktisjen e fermerëve e konsideron krim

August 12, 2022
in Aktualitet, Debat
        
 

Një ditë pasi mbërriti në Portin e Durrësit, anija me 6 mijë tonë grurë, ka reaguar dje edhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili i kërkon transparencë Ministrisë së Bujqësisë dhe kompanisë që e ka porositur të publikojnë koston me të cilën ka ardhur gruri dhe çmimin me të cilën është marrë gruri.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Braçe nuk e konsideron një lajm të mirë, faktin që ka mbërritur një anije me grurë nga Ukraina, për shkak se mijëra tonë grurë po i mbeten pa shitur bujqve vendas.

Braçe thotë se fakti që tregtia bëhet jashtë vendit dhe jo tek bujqit vendas. Ndërkohë, deputeti shton se nëse kompania apo Ministria e Bujqësisë nuk do të publikojë kostot, Braçe thotë se do tc’i nxjerrë vetë të gjitha kostot reale me të cilat është marrë gruri.

Dy ditë me radhë, lajm i rëndësishëm në fushën e tregtisë dhe bujqësisë ka qenë anija me grurë që mbërriti nga Ukraina. Nuk e kuptoj pse është i rëndësishëm lajmi që një anije me 6 mijë ton grurë mbërriti në Portin e Durrësit. Askujt nuk i shkon në mendje të pyes, me çfarë kostoje erdhi ky grurë, sa del 1 kg grurë i ardhur nga Ukrainë në Doganën Shqiptare.

Do doja që Ministra e Bujqësisë dhe mbi të gjitha vetë kompania që ka sjell grurin të bënte publike shifrat, çmimin, koston me të cilën ka ardhur gruri. E di pse, se ka ende grurë të prodhuar në vend, grurë shumë i mirë, me proteinë 15%, me lagështirë 13-14%, me reze 75%. Për sa kohë që një bujk ka 20-25 tonë grurë të tillë këtu në Myzeqe, përsa kohë një bujk tjetër ka pak më tutje ka 20-22 tonë grurë gjendje, pse duhet të përbëjë lajm gruri i ardhur nga Ukraina me kosto më të shtrenjtë.

Kam një lutje edhe për ministrinë e Bujqësisë dhe kompanisë, nuk kam asgjë tregtia është e lirë e të tjera me radhë, po t’iu thonë publikisht njerëzve me çfarë çmimi dhe kostoje. Nëse nuk e bën do ua tregoj unë koston reale me të cilat gruri i ardhur nga Ukraina ka dalë nga Dogana Shqiptare”, shprehet Braçe.

Braçe i referohet anijes “Jaohar Ranim” me 6 mijë ton grurë nga Ukraina që mbërriti në portin e Durrësit një ditë më parë. Anija u furnizua me grurë në portin Izmail të Ukrainës disa ditë më parë, në bazë të një marrëveshje të arritur ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për t’i lejuar kësaj të fundit eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër depo për shkak të luftës.


        
 
Next Post

Video epike! Benzi i "le targën" makinës së policisë, ndjekje si në filma në mes të Tiranës

"Përkeqësim i situatës"! Albin Kurti si kllouni i Ukrainës lëshon alarmin: Ne jemi gati, mund të na sulmojë...

Idajet Beqiri: Nga Remzi Hoxha, te prokurori Hana, Dritan Prifti, Trebicka, Olldashi e dhjetëra të tjerë, ju tregoj vrasjet e Berishës dhe çfarë po përgatit për Metën, ‘qenin’ e tij besnik me dosje

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In