• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Macron jep alarmin për Evropën: Po vjen përmbysja e madhe, përgatituni për sakrifica të forta

August 26, 2022
in Bota
        
 

“Po kalojmë kohë mjaft të vështira. Është një përmbysje e madhe kjo që po përjetojmë”, me këtë fjali që çeli takimin e parë të kabinetit të tij pas pushimeve të verës, presidenti francez Emmanuel Macron ditën e djeshme.

Ai i paralajmëroi të pranishmit e të gjithë francezët, të përgatiten për sakrifica të forta në periudhën që do të vijë. “Unë besoj se kjo që po kalojmë është një ndryshim i madh ose një përmbysje e madhe. Po flas për fundin e bollëkut, fundin e një jete të shkujdesur dhe përballë një situate të tillë, na dalin disa detyra. Duhet t`i shohim gjërat me qartësi, pa u përfshirë nga paniku.

Në komentet e tij, shefi i Elysée-së aludoi për një seri “krizash serioze”, duke nisur nga lufta e Ukrainës e deri tek efektet shqetësuese të ndryshimeve klimatike, të tilla si thatësirat që kanë pllakosur disa pjesë të Europës e më gjerë. Ai nuk harroi të përmendte dhe pasojat e pandemisë së COVID-19 në kontekstin e financave publike, mungesës të materialeve të caktuara dhe ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit.

“Liria jonë ka një çmim dhe ndonjëherë kur duhet mbrojtur, mund të nënkuptojë sakrificë”, u shpreh ai. Më tej, i bëri thirrje anëtarëve të qeverisë franceze të veprojnë me seriozitet dhe besueshmëri gjatë përballjes me krizën dhe të mos bien pre e demagogjisë”, tha Macron. Përveç luftës në Ukrainë, Franca është goditur nga thatësira, zjarret dhe stuhitë këtë verë.

Ai tha se qeveria do të nisë gjithashtu planet e shumëpritura për të luftuar ndryshimin e klimës. Macron, i cili fitoi një mandat të dytë presidencial në prill, por më pas humbi shumicën e tij të përgjithshme në parlament, përballet me një sërë sfidash në muajt e ardhshëm, duke përfshirë bindjen e ligjvënësve hezitues për të miratuar buxhetin e 2023.


        
 
Next Post

Rama u përgjigjet kritikëve për Luiza Gegën: Politik është kthyer në një çmendinë, triumfi i saj si pasqyrë e mexhelisit tonë social-politik

Tronditen pozitat e Albin Kurtit: Amerikanët i dalin kundër! Mesazhi i fuqishëm i ambasadorit Hill dhe i ish ambasadorit Montgomery: Albin Kurti është “jashtëzakonisht i rrezikshëm”!

Shtator i frikshëm për peshqit e korrupsionit dhe “Liken” me 2 mbiemra

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In