• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Sot 21 vite nga sulmi i tmerrshëm i 11 shtatorit në SHBA! Mbi 3 mijë njerëz humbën jetën nga ky sulm gjaktarë

September 11, 2022
in Bota, Histori
        
 

Sot bëhen 21 vjet që nga 11 shtatori i vitit 2001, kur u kryen sulmet më të tmerrshme terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbi 3 mijë njerëz humbën jetën kur rrëmbyesit përplasën katër aeroplanë mbi kullat binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania.

Presidenti amerikan Joseph Biden do t’i drejtohet rastit dhe do të vendosë një kurorë në Pentagon, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Ndërkohë, Zonja e Parë, Jill Biden do të flasë në Memorialin Kombëtar të Fluturimit 93 në Shanksville, Pensilvani.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj do të marrin pjesë në një ceremoni përkujtimore në Qendrën Përkujtimore Kombëtare të 11 Shtatorit në Nju Jork.

Përgjegjës për sulmin ishte organizata terroriste Al Qaeda, e cila vepronte kryesisht në Afganistan.

Pas këtij sulmi, SHBA-të dhe aleatët e saj, sulmuan trupat terroriste Al Qaedas në Afganistan, për t’i dhënë botës një jetë më të sigurt, ndërsa pas disa viteve, trupat amerikane vranë edhe liderin terrorist Bin Laden, i cili ishte strehuar në Pakistan me familjen e tij.

Kujtojmë se të 246 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në katër avionë vdiqën, në Kullat Binjake, 2.606 njerëz vdiqën në vend ose më vonë nga plagët, dhe 125 njerëz vdiqën në Pentagon.

Viktima më e re ishte Christina Lee Henson dy vjeçare, e cila vdiq në një nga aeroplanët me prindërit e saj, Peter dhe Sue.

Më i moshuari ishte 82-vjeçari Robert Norton, i cili ishte në një avion tjetër me gruan e tij Jacqueline, me të cilën po udhëtonte për në një martesë.


        
 
Next Post

VIDEO/ Salillari sfidon Ramën, shton katin tjetër në pallatin e konfiskuar dhe dyshimet për një "show"

Skandali me vendimin e Gjykatës së Tiranës/ Si u lirua mashtruesi kinez i miliona eurove, nga trajtimi i sëmundjes te dieta ushqimore, zbardhet akti i ekspertizës

Pëson hemoragji, shtrohet sërish në spital Klevi Qefalia, futbollisti 18- vjeçari i Tiranës,

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In