• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

VIDEO/ Me Strakoshën si “pa portier” me Hysajn si “pa 1 mbrojtës”! Magjia e Uzunit flaket në kosh nga gafa amatoreske e Mihajt, Izraeli na fundos në Tel-Aviv

September 25, 2022
in Sport

Mbrëmja e sotme është mbyllur me zhgënjim në Tel Aviv. Izraeli na fundos në fund të grupit me fitoren 2-1. Ndeshja nis me një rast të pastër nga Armando Broja, i cili gabon një për një me portierin. Izraeli pati rastet e veta në pjesën e parë, ndërsa në minutën e fundit ishte Broja i cili sërish dështon ballë për ballë portierit.

Pjesa e dytë nis me festën izraelite. Vetëm 40 sekonda nga fillimi i fraksionit të dytë të lojës dhe Vajsman shkund rrjetën. Kuqezinjve u mungon kthjelltësia pas disavantazhit, prandaj Reja ndërhyn me zëvendësimet. Uzuni hyn nga stoli dhe për një moment merr rolin e heroit. Sulmuesi beratas konfirmon formën e jashtëzakonshme që po kalon, teksa në minutën e 86 realizon një gol për kornizë me topin që gjendej ende në ajër.

Por festa i lë shpejt vendin trishtimit. Mihaj flak në kosh magjinë e Uzunit, teksa bën një gafë amatoreske në zonë. Mbrojtësi i Beneventos nuk koordinohet dot me topin dhe ngatërrohet me këmbët e tij. Topi mbetet në zonë dhe Izraeli kalon sërish në avantazh. Festa i takon e gjitha izraelitëve, të cilët siguronë vendin e parë në grup dhe sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Ligës A në Ligën e Kombeve.

Ja vlersimet minimale:

Strakosha (4): “Në një ndeshje si kjo me Izraelin, ku portieri kundërshtar pret dy gola të sigurt, me Strakoshën në portën tonë, dukeshim praktikisht si të ishim…pa portier. Sigurisht, nuk mund të evitonte asnjë nga golat e pësuar. Nuk mund të presim mrekulli dhe as magji, por jo mungesën e sigurisë me disa ndërhyrje elementare. Strakosha e kishte humbur busullën, dallohej qartësisht frika në një ndeshje të tillë. Asnjë top i kontrolluar me qetësi, të gjithë përfundonin në grushtime paniku dhe duke u lutur që topi të mos i shkonte lojtarit të Izraelit. Për pak e pësojmë një gol në mënyrë të tillë. Qetwsinw qw e shfaq nw pamje tw parw, nuk e reflekton nw fushw. Nuk është ky Strakosha që ne presim për garancinë e së ardhmes”.

Hysaj (4): “Edhe 4 është një vlerësim, gjithsesi, për Hysajn duket i tepërt. Sërish duket e pamundur sesi një lojtar që është në qendër të vëmendjes për shkak të kritikave dhe me shiritin e kapitenit në krahë, të vazhdoj dhe të jetë në të njëjtin nivel. Humbet edhe pikën e tij më të fortë, mbrojtjen. Dukemi si një shtëpi pa çati që fut ujë ngado. Cdo krosim i Izraelit vinte nga krahu i Hysajt, shpeshherë Ajeti i tregonte me dorë se duhej të futej dhe të bllokonte qoftë edhe një krosim. Por jo, çdo dëshirë e Izraelit për të krosuar përfundonte në zonë. Pjesa e sulmit dhe krosimeve që vijnë nga mbrojtësi shkodran, nuk ka nevojë për shumë koment, janë gjithmonë qetësi për rivalin. Në të tilla performanca të përsëritura ajo që urohet është zbulimi i një elementi për krahun e majtë të mbrojtjes, Hysaj ka nevojë për një “dush të ftohtë”

Next Post

Të huajt nuk ikin nga Vlora! Plazhet e egra janë të mbushura me pushues perëndimorë

Zgjedhjet parlamentare në Itali/ Mbi 50 milionë qytetarë pritet të votojnë! Sondazhet: Koalicioni i krahut të djathtë drejt fitores

“Hashim Thaçi u arrestua pa padi”! Rama në Asamblenë e OKB-së: Raporti i Dick Martyt një dështim, pranoni një vijues nga Shqipëria

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved