• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Transaksione kolosale cash, zbulohet dosja ‘Martinaj’ për pastrim parash

September 29, 2022
in Aktualitet, Dosja X
        
 

Për herë të parë, ndaj Ervis Martinajt është regjistruar një procedim penal në vitin 2013. Një qytetar ishte ankuar pasi kishte fituar një bast.

Por papritur koeificenti ishte bërë 1 dhe fitimi i tij ishte zeruar. Referuar dëshmive të kohës, pika kontrollohej nga Martinaj përmes shoqërisë “Albania Baste Live”. Në vitin 2018 ai u dënua me 200 mije lekë gjobë për “organizim të llotarive të palejuara”.

Një hetim i ngjashëm u çel edhe në vitin 2018 kur Martinaj u plagos në masakrën e bllokut, ngjarje për të cilën do të zbulojmë detaje të papublikuara më parë pak më poshtë. Në atë kohë, ai u hetua edhe për pastrim parash.

Qarkullimi i parave mes kompanive familjare të Martinajt kapte vlerën mbi 1.5 milionë euro. Në fakt, dyshimet ishin se qarkullimi i vërtetë ishte dhjetëra milionë euro. Origjina e parave të përdorura për blerje pasurish apo transaksionesh bankare është e panjohur siç zbulohet në dosjen hetimore që Inside Story disponon.

“Ervis Martinaj prej vitit 2009 dhe në vijim ka blerë pasuri ne vlera te konsiderueshme. Mënyra e shlyerjes është CASH, burimi i të ardhurave është i papërcaktuar dhe nuk mund të justifikohet me burimet e ligjshme që ka ky shtetas”.

Nëse analizojmë me vëmendje transaksionet e renditura në dosjen hetimore, shihet se për gjithçka Martinaj operonte cash.

Në prill të 2014 ai deklaroi se siguroi 10 milionë lekë nga shitja e aksioneve të “Albania Baste Live”.

Blerësi në atë kohë ka deklaruar se paratë i siguroi nga biznesi i tij dhe të ardhurat e mbledhura ndër vite. Por nga informacionet e marra në sistemin tatimor, do të zbulohej se kjo ishte një skemë mashtrimi.

Blerësi i identifikuar Kola Paluka, që sot ka ndërruar jetë, nuk kishte kryer kurrë një aktivitet tregtar. Ai figuronte i punësuar vetëm 5 muaj në shoqërinë “Albania Baste Live” të Martinajt siç zbulohet në dokumentet hetimore që Inside Story disponon.

Rrjeti i bizneseve të tij po shtohej me ritme të shpejta dhe në vitin 2012 ai çel shoqërinë ALBA Communication që pezulloi aktivitetin në vitin 2017.

Bisnesi i radhës do të regjistrohej në emrin e nënës së tij, e regjistruar si pronarja e një Bar- Kafe në vitin 2012.

Ajo që bie në sy nga të dhënat është se statusi i kësaj Bar-Kafeje është çaktivizuar më 16 gusht 2022. Pra vetëm 6 ditë pasi familja e Ervis Martinaj ka denoncuar zhdukjen e tij në polici.

E njëjta procedurë pezullimi u ndoq edhe për një tjetër biznes në emrin e nënës së tij që ishte themeluar në vitin 2013. Ndërkohë, në vitin 2018 çeli aktivitetin një kompani ndërtimi e cila rezulton në emrin e babait të Ervisit.

Ajo që bën përshtypje është fakti se të gjitha bizneset e stacionuara në Tiranë, kanë pasur si adresë rrugën “Him Kolli” në Tiranë. Kjo, nuk është rastësi.

Ajo zonë njihet si bastioni i bosit të krimit të organizuar Emiljano Shullazi, që sot ndodhet prapa hekurave për gjobëvënie, kërcënime dhe së fundi i akuzuar edhe për vrasje.

Për ata që i njohin historinë, dihet afrimiteti që kanë pasur përherë Ervis Martinaj dhe Emiljano Shullazi. Kjo u bë publike në vitin 2017 kur Martinaj u denoncua se kërcënoi biznesmenin Ylvi Beqja për llogari të Shullazit që ndodhej në qeli./TCH


        
 
Next Post

Gjyqtarja e 'Gërdecit' e shkarkuar nga Vettingu! Dy vëllezërit u vranë nga Haklajt si hakmarrje ndaj dëshmorit të UÇK Ilir Konushevci

Gjyqtarja e fundit e 'Gërdecit' Shefkie Demiraj para Vettingut, nuk justifikon plotësisht pasurinë, ja çfarë ndodhi me 10 gjyqtarët e tjerë

Vdes në moshën 59-vjeçare reperi amerikan i hitit të famshëm ‘Gangsta's Paradise’

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In