• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Halaand hyn në historinë e Premier League, derbi City-United përfundon 6-3

October 2, 2022
in Sport

Mostër, i pamëshirshëm, jashtëtokësor. Erling Halaand nuk e llogarit as Manchester United duke aneksuar skuadrën e Eric Ten Haag me tre gola dhe dy asiste, ndërsa Fil Phoden shtoi dy të tjera duke asfaltuar kushërinjtë nga i njëjti qytet në derbin e parë të sezonit.

U mbyll me shifrat 6-3 ndeshja e “Etihad Stadium” por futboll u luajt praktikisht vetëm nga skuadra e Pep Guardiolës që pasi shënoi 4 herë që në pjesën e parë e uli disi ritmin në të dytën duke i lejuar eurogolin brazilianit të United, Anthony për të mbajtur lart flamurin e “Djajve të kuq” në një moment shumë shumë të vështirë.

“Citizens” regjistruan një pjesë të parë të frikshme duke detyruar madje tifozët e United të braktisnin stadiumin pas vetëm 45 minutave lojë, një ngjarje e rrallë kjo për futbollin britanik ku bardhekaltërit po bëjnë ligjin edhe pse këtë vit kanë një rival të papritur, Arsenalin e Granit Xhakës.

Golat e Halaand dhe Foden në fraksionin e dytë u pasuan nga ata të Martial që bashkë me Anthony nuk lejuan që skuadra të dilte me kokën poshtë.

Rekord absolut për norvegjezin Halaand, në Premier League pasi askush më parë në historinë e kampionatit anglez nuk ka realizuar tre tregolësha rresht në stadiumin e shtëpisë ndërsa një rekord tjetër i thyer është realizimi i 14 golave në 8 javët e para të kampionatit.

20 pikë në klasifikim me plus 8 nga Manchester United për Pep Guardiolën që në javën e ardhshme do të sfidojë Liverpoolin. I pamposhtur në 20 ndeshje rresht në Premier League, Manchester City shikon nga muaji tetor ku mund të thyejë rekorde të tjera bashkë me Halaand.

Next Post

“Do të kalojë liqene e dete”! Elon Musk për Cybertruck: Mjeti, rezistent ndaj ujit

Filmat e kinostudios, arti dhe kultura, janë mbi çdo kohë e parlament

"Dridhet" krimi! Policja ‘gangstere’ kthehet në detyrë: "Tradhton" gjarprin me një qen!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved