• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Nga akuzat për korrupsion, te shpërdorim detyre: Frrok Çupi kallëzon në SPAK gjyqtarin Hoxha

October 7, 2022
in Aktualitet

Gazetari Frrok Çupi ka dorëzuar dje në SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), kallëzimin penal ndaj zotit Besnik Hoxha, gjyqtar i Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

Mësohet se objekt i kallëzimit penal ndaj gjyqtarit Besnik Hoxha është fillimi i ndjekjes penale për veprën “Korrupsion pasiv i Gjyqtarëve, Prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të Drejtësisë”, dhe “Shpërdorim i detyrës’, të parashikuara në Kodin Penal, nenet 248 dhe 319.

Gjyqtari Besnik Hoxha, në datë 01.03.2022 ka shqyrtuar kërkesën që i përket akuzuesit Frrok Çupi ndaj Robert Rakipllari. Objekti i akuzës së zotit Çupi ishte që z. Rakipllari të deklarohej ‘fajtor për shpifje të kryer botërisht’ pasi në një studio televizive, e kishte akuzuar si ‘spiun i Sigurimit të Shtetit’. Gjykatësi Besnik Hoxha ka vendosur deklarimin ‘e pafajshëm të akuzuarit Robert Rakipllari për veprën penale të shpifjes’.

Frrok Çupi, i cili bëri padinë penale në kushtet kur ndjehej i fyer dhe i shpifur botërisht, ndërsa nuk ka pasur asnjë lidhje dhe nuk ka asnjë provë se ai ka qenë ‘bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit’, ka kundërshtuar në instancat ligjore vendimin e dhënë nga gjyqtari Besnik Hoxha. Njëkohësisht, Frrok Çupi ka konstatuar se vendimi i gjykatësit është korruptiv, i padrejtë, qëllimisht kundër tij dhe i pabazuar në asnjë provë e fakt.

Në kallëzimin penal të dorëzuar në SPAK, zoti Frrok Çupi nënvizon se gjykatësi Besnik Hoxha, duke shpallur të pafajshëm personin e akuzuar për shpifje të kryer botërisht, këtë e ka bërë qëllimisht për të hedhur baltë mbi dinjitetin e akuzuesit Frrok Çupi. Sipas këtij vendimi, përderisa personi i akuzuar se ka shpifur duke thënë ‘spiun i Sigurimit të shtetit’, automatikisht del që akuzuesi Frrok Çupi të jetë ‘Spiun i Sigurimit të Shtetit’. Nga akuzues, zoti Çupi, kthehet në të akuzuar, tashmë jo vetëm nga i akuzuari, por edhe nga gjyqtari Besnik Hoxha.

Next Post

“Më solli Shkëlzeni nëpërmjet Çim Pekës”?! Evi Kokalari “kërcënon” Sali Berishën: Kujdes se Kokalarët nuk janë grekë!

Caro Presidente! Giorgia Meloni i shkruan letër "fashistit" prej karton Saliut të Foltores... si president i Shqiprisë

Çudira nga juria e kllounëve nobelist: Provokatori i fillimit të luftës kandidat i parë për çmimin Nobel për paqen...Zelensky

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved