• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Milionat pas koncesionit të dështuar të Bode-Berishës që qeveria po mendon ta zgjasë për Sinan Idrizin dhe Mulletin si përfitues nga markimi i naftës

October 8, 2022
in Aktualitet, Dosja X

Në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm përfundon koncesioni i markimit të naftës, i dhënë për 10 vite nga qeveria Berisha në fund të mandatit të saj të dytë.

Kalimi i shërbimit që deri në atë kohë ofrohej nga shteti në duart e privatit synonte që të eleminonte kontrabandën. Se sa ja ka arritur qëllimit ky është një tjetër debat.

Debati i këtyre ditëve është përpjekja e Qeverisë për ta zgjatur koncesionin me 10 vite të tjera. Për këtë qëllim, Voxnews.al mëson nga burime të Ministrisë së Financave se është ngritur një grup pune.

Jozyrtarisht thuhet se grupi i punës do të hartojë një raport ku të paraqesë kosto-efektivitetin e koncesionit. Rezultati është i paracaktuar dhe burimet thonë se në raport do të këshillohet zgjatja e koncesionit në fjalë.

Koncesioni në 2013 e fitoi kompania GFI Albania me NIPT L31605014G, që zotërohet në 99.3 për qind të aksioneve nga kompania “Petroleum COnsultin Partners LLC” dhe Global Fluids International me 0.7 për qind.

Nga të dhënat e dorëzuara në regjistrin e përfituesve fundorë, rezulton se pronare është shtetësja turke, Nerve Korkmaz e lindur në prill të 1968-ës dhe person i afërt me Sinan Idrizin.

Ajo ka marrë pronësinë 100 për qind të koncesionit më 16 shkurt të këtij viti pas largimit të Ismail Mulletit, që zotëronte kompaninë Petroleum Consultin LLC.

Të dhënat sugjerojnë se transaksioni nuk është i rastësishëm dhe i përcaktuar nga lëvizjet e tregut, pasi për të humbur gjurmët e lëvizjes kompania Petroleum Consulting është ç’regjistruar nga Zvicra dhe është regjistruar në Delaëare të SHBA, njohur si parajsë fiskale dhe i njëjti vend ku më parë ishte regjistruar kompania DH Albania, që përmes falsifikimit provoi të fitojë tender 20 mln eurosh te Unaza e Re.

Nga bilancet e dorëzuara në QKR koncesioni ka një marzh fitimi prej të paktën 1.2 milionë eurosh në vit, nga e cila në shtet derdh si tarifa koncesioni rreth 100 mijë euro. Blerja një vit nga përfundimi i kontratës duket e pazakontë.

Kjo ngre dyshimet se koncesioni do të zgjatet dhe një propozim, siç mëson Voxnews.al është ai për ta çuar deri në 2033-shin. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë arsyetimi i qeverisë së Edi Ramës në zgjatjen e këtij koncesioni, duke pasur parasysh se markimi ka qenë një prej koncesioneve më të sulmuara prej tij në kohën kur drejtonte PS-në në opozitë.

Next Post

Kryegjyqtari i Elbasanit që liroi Lul Berishën la shtatzënë sekretaret: Si e dëbuan nga drejtësia dhe gara me Bujarin e Zi?!

19 gola në 12 ndeshje, Guardiola zbulon sekretin e Ergin Haland

Nuk kisha pse ta takoja as në Pragë! Edi Rama shumë i "mërziturn" që nuk takoi kukullën si presidente Vjosa Osmani

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved