• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Agustin Kola i jep një fitore historike Shqipërisë, turpërojmë rivalin 9-1 në ndeshjen e eliminatoreve të Europianit

October 22, 2022
in Sport

Janë luajtur këtë të premte ndeshjet e dyta të Grupit B në Eliminatoret e Kampionatit Europian U-17 për vajza, që zhvillohen në Shqipëri. Kombëtarja shqiptare U-17 e vajzave femra u ndesh me Moldavinë në sfidën e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, duke triumfuar me rezultatin 9-1. Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Agustin Kola e nisi ndeshjen me këtë formacion: Mone, Ndoci, Disha, Vasa, Bushati, Brahaj, Ago, Methoxha, Ndoj, Nika dhe Hasaj.

Vajzat kuqezi tregojnë që në start superioritetin e tyre dhe e spostojnë menjëherë lojën në fushën kundërshtare, duke iua afruar disa herë golit. Në minutën e 10-të Rosela Vasa godet portën me topin që nuk kontrollohet siç duhet nga portierja Chiciuc dhe përfundon në rrjetë. 1-0 për Shqipërinë që vetëm një minutë më pas gjen edhe golin e 2-0, kur Klesta Ago finalizon saktësisht në zonën e vogël pas një krosimi nga e majta, duke e depozituar topin në rrjetë. 20 minutat e paratë ndeshjes janë mjaft intensive teksa në një kundërsulm Moldavia gjen golin me Nichifor, e cila në minutën e 18-të finalizon saktë me një gjuajtje diagonale pas një aksioni individual në të djathtë, duke ngushtuar shifrat në 2-1. Megjithatë, vajzat kuqezi nuk dekurajohen dhe vetëm dy minuta më vonë gjejnë golin e tretë me anë të Xhesika Ndojit, që zotëron bukur një top në hyrje të zonës dhe mposht portieren moldave.

Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Shqipëria gjen edhe golin e katërt pas një goditje këndi me topin që përplaste në traversë dhe aty Vasa përfiton duke shënuar me një gjuajtje me kokë. Pjesa e dytë nis sërish me Shqipërinë që sulmon në vazhdimësi dhe i afrohet sërish golit. Trajneri Kola hedh në fushë Laura Barin, e cila zëvendëson Bora Bushatin. Në minutën e 58-të është sërish Ago që pas një depërtimi driblon edhe portieren për të shënuar golin e pestë të Shqipërisë de të dytin personal. Sërish Ago në minutën e 64-t finalizon një aksion të rrjedhshëm, me një gjuajtje në hyrje të zonës me topin që përfundon në rrjetë pas grushtimit të pafat të portieres. Ndërkohë në fushën e lojës kanë hyrë dhe Ndoci e Likollari, për të freskuar forcat në fushë.

Rezultati shkon në 6-1 teksa vajzat kuqezi nuk mjaftohen me kaq dhe në minutën e 71-ë është radha e kapitenes Era Methoxha të gjejë golin pas një goditje nga këndi, me një gjuajtje model me kokë. Pas Methoxhës është radha e Vasës që ta çojë rezultatin në 8-1 pasi merr një top në qendër të zonës dhe godet saktë me të majtën, duke shënuar në minutën e 77-të golin e saj të tretë personal në këtë ndeshje. Në minutën e 80-të është radha e Ornela Brahaj të shijojë golin me një gjuajtje vërtetë fantastike nga distanca që gjen të papërgatitur portieren dhe çon shifrat në 9-1.

Sfida mbyllet me fitoren 9-1 të Shqipërisë U-17, që bëri një paraqitje shumë të mirë dhe e meritoi plotësisht goleadën. Në ndeshjen tjetër të grupit të luajtur në stadiumin “Egnatia” të Rrogozhinës, Kosova u mund nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 2-1. Kosovaret kaluan të parat në avantazh me golin e shënuar nga Paci në minutën e 7-të, por Maqedonia e Veriut u kundërpërgjigj që në pjesën e parë me dy gola të shënuar nga Mitkovska në minutat 35 dhe 46. Në përfundim të ndeshjeve të dyta, Maqedonia e Veriut renditet e para me 6 pikë, e ndjekur Kosova dhe Shqipëria mënga 3 pikë, ndërsa Moldavia është e fundit me 0 pikë.

Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Shqipëri, në datat 18, 21 dhe 24 tetor. Ndeshja e tretë dhe e fundit e vajzave kuqezi do të jetë kundër Kosovës, më 24 tetor në stadiumin “Elbasan Arena”, në ora 14:30. Sfidat e tjera të grupit, të skuadrave mike do të zhvillohen në stadiumin “Egnatia Arena” në Rrogozhinë.

Next Post

Mburret Vuçiç: ‘Burrat serbë kur pinë raki luftojnë me gjysmën e botës’!

E pabesueshme! Baresha e vogël "përleshet" me ujqërit dhe shpëton qingjin e vogël (Video)

Ngjarja tragjike në Londër, sulmuesi shqiptar i dedikon golin dajës 27-vjeçar që u vra me thikë në Britani (Foto)

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved