• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

U nda nga jeta me pengun e drejtësisë, Gjykata e Lartë reagon pas letrës së babit të Fildes Hafizi: Do mblidhemi me urgjencë

June 8, 2018
in Aktualitet

Babai i gjyqtares Fildes Hafizi, dy ditë para se të vdiste,  ka shkruar një letër ku shprehte shqetësimin se vrasësi i së bijës do të lirohet, pas kësaj letre ka reaguar Gjykata e Lartë.

Gjykata e Lartë deklaron se ka marrë të gjitha masat dhe brenda javës së ardhshme do të dalë në vendim për çështjen e Fildes Hafizit.

Babai i gjyqtares Hafizi, shprehej i shqetësuar se vrasësi i saj do të lirohej për shkak të ping-pongut mes instituconeve të drejtësisë.

Kreu i Gjykatës së Lartë, Zaganjori konfirmon se pas letrës publike do mbledhë me urgjencë kolegjin penal në fillim të javës tjetër për t’i dhënë përgjigje kërkesës së gjykatës së faktit për kompetencën në lidhje me gjykimin e çështjes se vrasjes së ish-gjyqtares Fildes Hafizi.

Rreth 1 vit pas vrasjes së saj, ish-bashkëshorti Fadil Kasemi, i cili ka deklaruar se vrasjen e ka kryer me koshiencë të plotë, mund të dalë nga burgu për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.

Të ndodhur përballë këtij fakti dhe ngërçit të sistemit gjyqësor, familjarët e gjyqtares së ndjerë kanë vendosur t’i drejtohen me një letër autoriteteve kryesore të vendit, duke vënë në dijeni edhe ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në vendin tonë.

Letra, e cila u publikua mbrëmjen e djeshme në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News24”, i është drejtuar kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, dhe mban firmën e Bynjamin Hafizit, babait të gjyqtares së ndjerë, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme pa mundur të shohë dënimin e autorit të vrasjes së vajzës së tij.

Z.Hafizi sqaron nëpërmjet kësaj letre se gjyqi i vrasësit të gjyqtares po zvarritet, dhe për këtë arsye ai kërkon veprimin sa më të shpejtë të Gjykatës së Lartë, ku dosja ka ardhur për të përcaktuar kompetencën e gjykatave.

“Po ju drejtohem juve z.Zaganjori si kryetar i Gjykatës së Lartë, ju lutem të merrni në konsideratë dhe me prioritet këtë kërkesë në mënyrë të tillë që kolegji penal i gjykatës së Lartë të shprehet brenda afatit 30 ditor lidhur me gjykatën kompetente që gjykimin e kësaj dosjeje”, shkruan Bynjamin Hafizi.

Ai shton më tej se, “shqyrtimi gjyqësor duhet të fillojë sa më parë në mënyrë që ky vrasës të dënohet siç e meriton pa u rrezikuar përfundimi i afateve të paraburgimit”.

Duke kujtuar sloganin “Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar”, babai i gjyqtares Fildes Hafizi shton më tej në letrën e tij: “Po kërkojmë që drejtësia të vihet në vend të paktën kësaj rradhe. Jemi të lënduar dhe i vetmi ngushëllim do të ishte dhënia e drejtësisë dhe jo zvarritja e saj”.

Next Post

Ardhja e ekspertizës “Babale” rikthen sindromin “Gërdeci” brenda opozitës: Ç’kodimi i qëndrimit të Bashës e Manjanit

Detajet e paktit për vrasjen e Izet Haxhisë, të përfshirë Sali Berisha dhe Ilir Meta, si manipuluan prokurorët me 50 mln lekë

Po nxirren emra nga Parlamenti, kush janë VIP-at që prite

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved