• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

DËSHMITË/ “Pasi vrau Xhuljetën u ul afër një peme e qau, qëlloi veten sapo dëgjoi sirenat e policisë”

June 8, 2018
in Aktualitet, Kronike

Tragjedia e ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, vetëm emrin e viktimës kishte të njëjte me atë të Shkespirit që gjithë bota njeh. Xhuljeta nga fshati Vinjoll i Matit nuk i dha fund jetës për dashurinë, por ishte djali që e donte ai që vendosi për të.

Detajet më të reja për gjithçka ndodhi këtë mëngjes afër kishës në zonën e Don Boskos i raportoi për “BalkanWeb” gazetarja Dorjana Bezat.

Ajo sqaron për herë të parë se personi që thuhet se qëndronte me Xhuljetën në trotuar nuk ishte as e motra, as shoqja por një grua rreth të 40-ve, e para që u afrua për t’i dhënë ndihmë.

Vrasja ka ndodhur ekzaktësisht përpara një bar-kafeje dhe një furre buke, ndërsa dëshmitarët e shumtë janë terrorizuar nga ajo që kanë parë me sy.

“Një plumb e kishte prekur në fytyrë”,- nuk munda ta shihja, është shprehur dëshmitarja.

Xhafer Mata, siç ata thonë, bënte lëvizje kaotike në trotuar, aty ku priste të kalonte Xhuljeta, vajza që donte e me të cilën dyshohet të ketë pasur një lidhje intime. Fillimisht e ka ndaluar në rrugë, ajo i ka kërkuar të mos e prekë, pasi kanë debatuar për disa minuta vajza i ka kthyer shpinën dhe ai e ka qëlluar me një plumb.

Ajo është rrëzuar në tokë ka nisur të kërkojë ndihmë, kalimtarët janë afruar, por ai iu ka drejtuar pistoletën, duke i zmbrapsur e duke iu thënë të mos kishin frikë pasi nuk do t’ju bënte gjë atyre.
Gjithçka ka ndodhur në pak sekonda. Kur ka parë vajzën të lëvizte e të kërkonte ndihmë, ai i është afruar sërish dhe e ka qëlluar në fytyrë. Pasi është siguruar se e ka vrarë ka vazhduar lëvizjet kaotike me pistoletë në dorë.

Pak pas ngjarjes është parë të largohet me hapa të ngadaltë, është ulur afër një peme disa metra më tutje dhe ka nisur të qajë. Në momentin që ka dëgjuar sirenat e policisë, siç mëson “BalkanWeb” ka qëlluar veten me një plumb në kokë, ndërsa një orë pas ngjarjes ka ndërruar jetë në spital.

Dëshmitarët në vendngjarje bëjnë me dije se nuk e njihnin të riun, ndonëse jetonte me qira në zonën përreth. Ata thonë se vajza ishte veshur me rroba të zeza dhe mbante një çantë shpine, por askush nuk i është afruar për ta parë, pasi një pellg gjaku ishte përhapur rreth trupit.

Next Post

“Mos të kalbtë toka”! Komentuesit në rrjesht, mallkojnë Matën në Fb (Foto)

“Kamikazë” të shqetësuar për sigurinë kombëtare

Pas “Gërdecit” dhe “Baftjarit”, del në skenë Fatmir Mediu me këngë të re: President, ndaloje Ramën për ISIS!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved