• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Sport

VIDEO/ Dy goditjet e vetme në portë kanë protagonist Brojën: Chelsea vazhdon të zhytet, e mbyll me sherr humbjen ndaj Newcastle-s

November 13, 2022
in Sport
        
 

Chelsea ka dalë i mposhtur nga transferta në Newcastle. Bardhezinjtë kanë marrë një fitore mjaft të rëndësishme me rezultatin minimal 1-0. Titullar nga minuta e parë në këtë takim ishte edhe Armando Broja, por pa mundur të shënojë dot përballë mbrojtjes më të mirë të Premier League-s.

Sulmuesi shqiptar dha shkëndijat e para për Chelsea-n, teksa në minutën e 28 godet portën e Newcastle-s. Megjithatë gjuajtja nuk kishte forcën e duhur dhe portieri arrin ta ndalë topin pa shumë shqetësime.

Rasti më i rrezikshëm për blutë e Londrës vjen në minutën e 65, kur Broja i nxjerr topin në një pozicion mjaft të mirë për të goditur Gallager-it. Mesfushori anglez shënjestron menjëherë kuadratin por gardiani kundërshtar ishte në lartësinë e duhur për të shmangur golin. Nuk ka vonuar shumë dhe vetëm dy minuta pas këtij rasti Willock shënon një gol fantastik për Newcastle-n.

Në fund të sfidës nuk kanë munguar as tensionet mes lojtarëve. Vonesat e lojës nga ana e bardhezinjve bënë që lojtarët e Chelsea-t të humbnin qetësinë. Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit Havertz shkon të konfliktohet fizikisht me kundërshtarët, duke nisur një sherr masiv në fushën e lojës. Gjithsesi fati i këtij takimi ishte vulosur tashmë dhe asgjë nuk mund ta ndryshonte. Newcastle merr tre pikë mjaft të vyra dhe e ndjek Kupën e Botës i lumtur, pasi gjendet në vendin e tretë në tabelën e renditjes.


        
 
Next Post

VIDEO/ Befasia më e madhe me humbjen e Manchester City në shtëp: I shkatërroi sulmuesi që nuk shkoi në Botëror për shkak të pasionit për bastet sportive

“Botërori në Katar është fyerje për futbollin”, trajneri i Lacios: Më thoni se çfarë na kanë sjellë përveç parave te Manchester City dhe PSG?

VIDEO/ Në Premier League fikin dhomën e VAR! Shikoni golin skandaloz që i akordohet si i rregullt Totenhemit

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In