• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 12, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Vendi ynë mund të fshihet nga harta në çdo moment”! Media gjermane publikon dokumentin e ushtrisë, gjenerali: Rusia mund të sulmojë Europën

November 16, 2022
in Bota

“Një pushtim rus i Evropës është “më i mundshëm se kurrë” dhe Gjermania mund të fshihet nga harta në çdo moment”, ky ka qenë paralajmërimi i një raporti të ushtrisë gjermane i zbuluar nga mediat.

Zyrtarë të lartë gjermanë kanë kërkuar që vendi të përgatitet për një luftë të afërt me Rusinë, duke shprehur frikën se agresioni nga Ukrainës do kthehet në një luftë globale mes Rusisë e NATO-s.

Gazeta gjermane Der Spiegel ka publikuar një sërë dokumentesh të cilat kanë rrjedhur nga ushtria gjermane, ku tregohet se si një nga gjeneralët më të lartë të vendit Eberhard Zorn urdhëroi ushtrinë e vendit të vihet në gjende lufte përballë kërcënimeve reale.

Dokumenti prej 68 faqesh i prodhuar në fund të shtatorit titullohej “Udhëzimet Operacionale për Forcat e Armatosura”. me anë të saj, gjenerali Zorn bëri thirrje për rinovimin e plotë të ushtrisë gjermane dhe për t’u përgatitur për luftë.

“Sulmet ndaj Gjermanisë potencialisht mund të ndodhin pa paralajmërim dhe me dëme të mëdha, ndoshta edhe ekzistenciale. Një luftë në një vend anëtar të NATO-s në Evropën Lindore është bërë përsëri e mundshme”, shkruante ai.

Gjenerali i bëri thirrje Gjermanisë të luajë një rol udhëheqës në mbrojtjen e kontinentit dhe të krijojë një forcë të armatosur më “të fuqishme”.

Në vend që të dërgonte njësi më të vogla dhe të specializuara në misione jashtë vendit, ai kërkoi njësi të mëdha që janë të gatshme të luftojnë për NATO-n.

Kjo do të shënonte një ndryshim drastik në politikën moderne ushtarake të Gjermanisë, e cila që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore është fokusuar në mbajtjen e një ushtrie të vogël dhe të një numri armatimesh jo të madh.

Zbulimi i dokumenteve vjen pasi kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi një “pikë kthese” në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt. Gjermania kishte kërkuar më parë të ruante marrëdhënie të ngushta me Rusinë, ndërsa Scholz pranoi se “lufta në Evropë është përsëri një realitet”. Ai premtoi gjithashtu 100 miliardë euro për të përshpejtuar përgatitjen e ushtrisë vendase.

Gazeta thotë se në rast të agresionit rus në kufirin lindor të NATO-s, Gjermanisë do t’i duhej të siguronte “forca reaktive dhe luftarake” dhe nuk mund të priste mbështetjen nga SHBA.
Zorn paralajmëron se as BE dhe as NATO nuk mund të përballojnë të fillojnë të planifikojnë dhe gjenerojnë forca pasi të ketë ndodhur sulmi.

“Nëse nuk veprojmë shpejt, asnjë ushtri nuk do të lëvizë në Evropë”, tha ai.

Next Post

Inceneratorët/ SPAK arreston persona të lidhur me Klodian Zoton

Dhunimi nga persona ende të paidentifikuar, gazetari takohet me ambasadoren Kim

“Meta-Berisha kanë hall burgu”, Frrok Çupi: Saliu e di se milionat e Shkëlzenit nuk e kthejnë dot ’98-ën

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved