• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Arrestimi i Dervishajt, Veliaj e kërkonte në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, sulm PD: Paguhet sa frëngu pulën, e mbroni se është i Dukës

November 17, 2022
in Aktualitet, Debat
        
 

Zv/presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, i arrestuar dje me urdhër të SPAK-ut për dëm ekonomik 4 milionë euro për faturat fiktive të punimeve në inceneratorin e Fierit, u përmend në shkurt të këtij viti dhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë kohës kur po zhvillonte punimet Komisioni Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, Veliaj u thirr për të dëshmuar në 23 shkurt të këtij viti. Ai u kërkoi anëtarëve të komisionit të thërrisnin për të dëshmuar Arben Dervishajn në cilësinë e supervizorit të inceneratorëve.

Veliaj e akuzoi zyrtarin e lartë të FSHF se paguhej shumë për ekspertizën e mbikëqyrjes së punimeve të djegësve.

Ai akuzoi Partinë Demokratike se nuk po e thirrte qëllimisht Dervishajn në komision për të mbrojtur shefin e tij, presidentin e FSHF Armand Duka, i cili atë kohë u sulmua nga kryebashkiaku Veliaj për korrupsion dhe abuzim me detyrën në krye të futbollit shqiptar.

Kujtojmë që në atë periudhë pati kontestime të ashpra për zgjedhjet në shoqatat e futbollit, Komitetin Ekzekutiv të FSHF dhe zgjedhjen e kreut të ri të federatës. Me gjithë presionet e Veliajt dhe qeverisë, Duka ia doli të siguronte mandatin e gjashtë në krye të FSHF. “Tani që gara e FSHF-së është pezulluar, ka kohë të përgjigjet për dherat për bulonat për taksat.

Pra, është supervizori, nuk jam unë tekniku i lavatriçes. Ka një supervizor që paguhet jo pak për të bërë këtë punë. Supervizori Arben Dervishi paguhet sa frëngu pulën që të merret me këtë punë, me çdo dado e vidë. Ftojeni i lirë është s’ka më zgjedhje për të vjedhur në Gjirokastër se mbaroi puna e FSHF-së.

Ftojeni të vijë tani që është i lirë të japi llogari ku shkojnë lekët e supervizorit? A d.m.th., ti që qenke i Dukës e të mbron partia, po ta shkelim syrin? Të gjithë të tjerët do vijnë? Do vijë vetëm Erioni?”, shprehej Veliaj ndaj Arben Dervishajt.


        
 
Next Post

Zbardhen prapaskenat: Ja si Berisha po e përdor Metën dhe PL-në

Greqia dhe Turqia në prag lufte, tensionet gjithmonë në rritje, Erdogan kërcënon Athinën: Mund të hyjmë natën në çdo kohë

Pentagoni lëshon deklaratën e bujshme: Shanset zero për një fitore ushtarake për Kievin!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In