• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Çmenduria: Ramës i kërkojnë llogari pse nuk festoi për fitoren e… Zvicrës

December 4, 2022
in Aktualitet, Debat

Fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë ka rindezur edhe njëherë flakën e “patriotizmit”, pasi edhe këtë herë, protagonistë të fitores ishin dy shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Çdo shqiptar ka festuar dje, dhe kjo është normale, duke parë edhe reagimet raciste ndaj shqiptarëve nga ana e trajnerit dhe lojtarëve serb, të cilët edhe pse luanin kundër Zvicrës, dukej se gjithë inatin dhe mllefin e kishin pikërisht me shqiptarët.

Ndaj, gëzimi i djeshëm dukej krejt normal. Por kaq!

Vetëm se çmenduria nuk njeh kufij, pasi portali i Sali Berishës i ka kërkuar lllogari kryeministrit shqiptar Edi Rama, pse nuk festoi për fitoren e Zvicrës, a thua ai është kryeministri i Zvicrës dhe jo i Shqipërisë.

“Nëse i sheh profilet e Edi Ramës në rrjetet sociale, ai nuk lë asgjë pa postuar, qoftë edhe për çdo grimcë të parëndësishme. Madje duke e ditur rëndësinë e asaj që është virale, shfrytëzon mundësinë për t’u bërë protagonist apo për të tërhequr vëmendjen drejt tij.

Por nëse u hedh një sy medieve sociale 24 orët e fundit, e kupton që shqiptarët flasin vetëm për një gjë. Bëhet fjalë për fitoren shqiptare të Zvicrës në Botëror.

Të gjithë politikanët kryesorë në Kosovë dhe në Shqipëri kanë reaguar për këtë fitore historike e cila erdhi pas një ndeshjeje të karikuar politikisht dhe shumë të tensionuar.

Albin Kurti, Vjosa Osmani, Sali Berisha, Ilir Meta, të gjithë përshëndetën fitoren që na bëri krenarë. Por vetëm njëri heshti. Ai, që nuk lë gjë pa komentuar e moment pa dalë në media.

Vetëm Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç nuk po gëzojnë, shkruajnë komentuesit e shumtë. Çfarë e pengon Edi Ramën të bëjë një reagim?!

Arsyeja është e thjeshtë. Jo vetëm shqiptarët, por edhe protestuesit e shumtë në Mal të Zi e kanë kuptuar. Rama dhe Vuçiç janë bashkë dhe punojnë për një qëllim: që bota serbe të dominojë në rajon”, shkruan portali i Berishës, a thua se po luante Shqipëria, jo Zvicra.

Me sa duket kërkonin një reagim si Albin Kurti, që mendon se i shpall luftë Serbisë me statuse Facebook-u dhe me fitoret e të tjerëve

“Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës”, shkruan kryeministri i Kosovës, sikur të ishte ndonjë tifoz i rëndomtë, jo kryeministër i një vendi që është në tryezën e bisedimeve më Serbinë, pikërisht për të ulur tensionet dhe urrejtjen mes dy popujve.

Next Post

"Ka investuar shumë para në Durrës dhe Tiranë": Zbulohet arsyeja pse Totti vjen shpesh në Shqipëri

“Sigurohu që mos ta vjedhin buzëqeshjen”! Iku në lule të rinisë: Kjo është 19-vjeçarja shqiptare e vrarë në Greqi

VIDEO/ Monika Kryemadhi 'harbohet' mes të rinjve, ia merr këngës: "O moj e mira xhanit"

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved