• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lajm i keq për Brojën, dëmtimi i rëndë, e mbyll sezonin

December 14, 2022
in Aktualitet
        
 

Një nga futbollistët e rinj më të mirë të Shqipërisë, Armando Broja, u dëmtua në një ndeshje miqësore të Çelsit dhe dëmtimi ka qenë në një shkallë të tillë që e ka penalizuar së tepërmi dhe mediat sportive angleze flasin për mbylljen e sezonit për lojtarin shqiptar.

Në fakt, që në ditën që ndodhi dëmtimi në fushë, vetë stafi i Çelsit kishte paralajmëruar më të keqen, përfshi dhe trajnerin, i cili dukshëm ishte shqetësuar për situatën që preku lojtarin e tyre dhe të Kombëtares Shqiptare. “Sezoni i Armando Brojës mund të cilësohet i mbyllur”, kështu e nisin shkrimin e tyre mediat britanike të lidhura me Çelsin.

Është pikërisht kjo që aludohet në mediat sportive britanike sa i përket dëmtimit të tij në miqësoren mes Çelsit dhe Aston Vilës dy ditë më parë. Futbollisti shqiptar ra në dorë duke shtrënguar gjurin dhe u largua me barelë mes dhimbjeve. Ai u dërgua për teste specifike dhe sipas “The Evening Standard”, rezultatet e tyre nuk kanë qenë shpresëdhënëse për një rikuperim të shpejtë.

Ndërsa pritet konfirmimi i Çelsit, ky burim sqaron se Broja ka këputje të ligamentit të gjurit ndaj do të duhet medoemos të operohet. Një gjë e tillë do të thotë rreth 6 muaj larg fushave të lojës, ndaj Broja nuk pritet të jetë aktiv në pjesën e mbetur të sezonit, me rifillimin e atij të ardhshëm si momentin kur do ta rishohim përsëri në fushën e lojës.

Nëse konfirmohet ky variant, sulmuesi pritet të humbasë edhe ndeshjet e përfaqësueses kuqezi në eliminatoret e Euro 2024 duke filluar nga ajo e marsit ndaj Polonisë, për të vazhduar me ato të qershorit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Mungesa e tij do të ndihet në Kombëtare por edhe tek Çelsi për pjesën e dytë të sezonit në Premier League angleze, ku ai kishte projektuar shumë ëndrra.


        
 
Next Post

Albini vazhdon mashtron me aplikimin e Kosovës në BE kur 5 vende as nuk e njohin si shtet! Ja reagimi epik nga Spanja

Ja si u raportonte Aldo Bumçi për Gërdecin fëmijëve të Berishës dhe raporti i SHBA për takimet sekrete

“Vetëm gojët e vdekura nuk flasin”! Habit kryeministri i Malit të Zi me deklaratën: Ja cilët janë dy personat që kërkojnë eliminimin tim

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In