• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ish kreu i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi: Duhen gjyqtarë e prokurorë kurajozë! SPAK ka mision të shpëtojë vendin nga kuçedrat e korrupsionit por…!

December 15, 2022
in Aktualitet
        
 

Ish kreu i Gjykatës Kasacionit (tani gjykata e Lartë), Zef Brozi tha se SPAK ka misionin e shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga korrupsioni i lartë shtetëror i më shumë se tre dekadave të fundit.

Brozi tha se misioni për ndëshkimin e krerëve të lartë të politikës kërkonte gjyqtarë kurajoz dhe me guzim të lartë për të cilët presionet nuk mund të jenë justifikime për mosndëshkimin e korrupsionit të kryer nga pushtetarë të periudhave të ndryshme politike.

“Prokurorët e gjyqtarët në pergjithësi dhe ato të SPAK e të gjykatës se Posaçme antikorrupsion në vecanti kanë misionin jetik për ta shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga kucedra e korrupsionit të larte shteteror të ketyre më se tre dekadave.

Dhe ky mision kërkon gjyqtarë e prokuror kurajoz dhe me integritet të lartë. Frika e prokurorëve e gjyqtarëve nga presionet nuk mund te jetë justifikim për mosndeshkimin e korrupsionit të pushtetareve të larte të cdo kohë. Frikacakët le të bëjnë punë të tjera por nuk mund të jenë gjyqtare e prokuror. Aq më tepër, prokure e gjyqtar që mbrojnë korrupsionin e pushtetarëve më të lartë nuk duhet të lejohen edhe më tej të vrasin shpresat e shqiptarëve”-tha Brozi.

Ai e konsideroi si një fat të madh për shqiptarët faktin që SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht SPAK-un për të vënë para përgjegjësisë politikanë dhe pushtetarë të lartë që prej tre dekadash nuk janë ndëshkuar.

“Është fat i madh për shqiptaret dhe vendin tonë të dashur që Presidenti Biden dhe qeveria e SHBA-s drejtpersëdrejti dhe me anë të ambasadores së nderuar Yuri Kim (e cila do jetë ne Shqiperi për një kohe të gjatë) vazhdojnë të mbeshtesin fuqimisht SPAK -un që ky institucion te veje para pergjegjesise ligjore të pandëshkueshmit e piramidës se lartë shtetërore e politike të çdo kohe dhe të fitoje besimin e shqiptarëve tek drejtësia”- shprehet Zef Brozi.

Ky reagim i Zef Brozit vjen një ditë para zgjedhjeve që pritet të mbahen të nesërmen për kreun e SPAK, një organ që ish kreu i parë i Gjykatës së Kasacionit e përcakton si vendimtar në ndëshkimin e politikanëve të lartë, ndaj të cilëve prokurorë dhe gjyqtarë të mëparshëm nuk kanë pasur kurajon të ndërmarrin veprimet e duhura. Ndërkohë ambasadorja amerikane Yuri Kim kërkoi që procesi i zgjedhjes së kreut të Prokurorisë së Posaçme të jetë transparent dhe pa ndikime nga personat që kërkojnë të ndikojnë drejtësinë.


        
 
Next Post

Fjalimi skandaloz i kamikazes së Albin Kurtit, Vjosa Osmani

A ka paraqitur Serbia kërkesë zyrtare për kthimin e trupave në Kosovë?

Meta tradhton Berishën sërish, i shkon për qokë “armikut” por si "hallexhi" në fund të sallës

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In