• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 20, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Shqiptari i dytë që merr drejtimin e OSBE-së, Maqedonia e Veriut merr sot kryesimin 1-vjeçar

January 2, 2023
in Diaspora

Maqedonia e Veriut merr sot kryesimin njëvjeçar të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nga Polonia, ndërsa detyrat e kryesuesit do t’i kryejë shefi i diplomacisë, Bujar Osmani.

Osmani tha se Maqedonia e Veriut si kryesuese do të fokusohet në ruajtjen e parimeve dhe obligimeve të OSBE-së dhe se një nga prioritetet e para do të jetë mbështetja për Ukrainën.

Duke i prezantuar prioritetet e tij të kryesimit në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, Osmani tha në shtator se në një kohë kur OSBE-ja është nën prova serioze, është thelbësore të rindërtohet besimi reciprok dhe të tregohet vullnet politik për dialog për çështjet e përbashkëta të sigurisë.

Në takimin ministror të OSBE-së në Lodz në dhjetor, Osmani veçoi mbështetjen për Ukrainën si një nga prioritetet kryesore gjatë presidencës së Maqedonisë së Veriut.

“Përpjekjet tona do të përqendrohen në sigurimin e pranisë dhe angazhimit të vazhdueshëm të OSBE-së në Ukrainë, duke ofruar mbështetje programore në të tre dimensionet përmes Programit të sapokrijuar të Mbështetjes së Ukrainës, si dhe dërgimin e një përfaqësuesi special të Kryesisë së OSBE-së për raportim politik”, ka thënë Osmani.

Ai shprehu gatishmërinë e tij për të vënë në funksion të gjitha kapacitetet dhe mekanizmat e OSBE-së si kryetar, me synimin për të ndihmuar popullatën e prekur të Ukrainës në përballimin e sfidave që dalin nga kriza energjetike dhe ushqimore.

Vlen për t’u theksuar se Bujar Osmani është i dyti shqiptar në krye të OSBE-së brenda tre viteve, pas Edi Ramës si kryesues para tre viteve, ku iu desh të udhëtonte drejt zonave të atëhershme të luftës në Ukrainë, duke u takuar dhe me kryediplomatin rus Sergey Lavrov.

OSBE, e cila është me seli në Vjenë, u themelua në vitin 1973 dhe është organizata më e madhe ndërqeveritare e sigurisë në botë me 57 vende anëtare dhe 11 vende partnere. Maqedonia e Veriut kryeson atë organizatë për herë të parë.

Next Post

Prezantimi i Ronaldos te Al-Nassr: Arsyeja pse fanella tregohet vetëm nga mbrapa

Shtohen përgjimet e dëshmitarët; Qeveria “hap thesin” për SPAK-un dhe BKH-në për të "penduarit pa faj"

Mero Baze: Albin Kurti një populist pa asnjë vlerë, i kompleksuar nga ideja se duhet të jetë viktimë e një komploti ndërkombëtar

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved