• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 20, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Lamtumira e Roger Federer! Bota falënderon “Messin” e tenisit

January 3, 2023
in Sport

Në një ditë të trishtë për historinë e tenisit (15 shtator), Roger Federer lajmëroi lamtumirën, duke lënë te të gjithë të apasionuarit pas këtij sporti bindjen se kanë qenë me fat që e kanë ndjekur. Me fat që kanë mundur të komentojnë dhe admirojnë tenisin në epokën që Roger Federer shfaqi talentin e tij të jashtëzakonshëm.

Siç ka thënë dikur Andy Roddick, i cili ka qenë një ndër kundërshtarët e parë të zviceranit, duke humbur ndaj tij dy finale në Wimbledon: “Nëse ai që luan Roger është tenis, atëherë nuk e di se çfarë sporti luajmë ne të tjerët“.

Shfaqja e mjeshtrit helvet ndryshoi përgjithmonë kursin e tenisit, por edhe perceptimin për këtë sport. Nuk ka ndodhur kurrë në asnjë kontekst, që një lojtar të bëhej një ikonë dhe një simbol për të apasionuarit e të gjithë botës, me një vlerësim unanim cka bënte që për të të bëhej tifo në çdo fushë të botës (ndoshta me përjashtim vetëm të Spanjës së rivalit dhe mikut të tij të madh Nadal).

Federer goditi menjëherë imagjinatën kolektive për madhështinë e stilit të tij, elegancën e gjesteve, personalitetin e veçante. Federer krijoi mundësinë për të parë dhe për të realizuar shkrirjen e tenisit aristokrat me forcën e modernitit, pa dalë jashtë një klasi që nuk njihte kufij.

Bagazhi i tij teknik, ishte kaq i plotë sa të mund të zgjidhte shkëmbimet nëpërmjet goditjeve më të komplikuara. Historia e tenisit është përshkuar nga fenomenë që kanë nxjerrë në pah karakteristika teknike të paimitueshme, por asnjë nuk ka qenë i aftë si Federer të luajë në të njëjtat nivele të larta, pa mungesa në çdo zonë të fushës, si në vijën e fundit, apo pranë rrjetës, apo dhe cepi më i largët.

Një personazh që shkon përtej 20 fitoreve në Slam, dhe përtej 103 titujve të fituar në karrierë. Përballë lamtumirës së një gjiganti të përmasave të tilla, një simboli të gjithë sportit, nuk mbetet veçse për ta falënderuar. Për emocionet, për bukurinë që dhuroi dhe që ndriçoi sytë e publikut të mahnitur nga talenti i tij.

Next Post

Nëntë vjet pas futjes së euros! Pse banorët po largohen masivisht nga ky vend i BE-së?

Qëllohet me armë zjarri një automjet jashtë një lokali nate në Prizren: Humb jetën rrugës për në spital 31-vjeçari nga Kukësi, plagoset rëndë shoku i tij 27 vjeçarë

Detaje nga vrasja e 31 vjeçarit nga Kukësi dhe plagosja e shokut të tij! Pronari i lokalit Kobra në Prizren i qëlloi me armë zjarri kur ata po largoheshin pas sherrit

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved