• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Serbët të “tmerruar” nga trimi Albin Kurti: Bindja ime e fuqishme është se serbët barikadat nga frika i kanë vendosur e nga frika edhe i kanë hequr

January 6, 2023
in Diaspora

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e nisi vitin e ri 2023 me një intervistë për Zërin e Amerikës ku foli rreth temave kryesore që kanë shqetësuar vendin e tij në kohët e fundit mes të cilave tensionet në veri si dhe cështjen e asociacionit të komunave serbe.

Në lidhje me bllokadën disa ditore nga ana e serbëve në veri, kreu i qeverisë u shpreh se Kosova nuk bëri asnjë lëshim për heqjen e tyre dhe tregon se autoritetet pritën reagimin e KFOR, përpara se të ndërhynin vetë.

“Ne kemi ofruar xhentilesën tonë karshi KFOR-it, i cili kërkoi pak më shumë kohë që të hiqen ato pa ndërhyrjen e policisë tonë. Policia jonë do të ndërhynte para vitit të ri nëse nuk do të hiqeshin barrikadat. Ne i dhamë KFOR-it kohën të cilën e kërkoi sepse natyrisht që më mirë është të hiqen pa intervenim. Pra nuk është që ne i gëzoheshim intervenimit të policisë, ne dëshironim që KFOR-i, i cili për 23 vite vazhdimisht ka afirmuar lirinë e lëvizjes, ta sigurojë atë dhe u bë mirë që ata që i vendosën barrikadat edhe i hoqën ato. Bindja ime e fuqishme është që nga frika edhe i kanë vendosur e nga frika edhe i kanë hequr. Nuk ka pasur kurrfarë marrëveshje”, u shpreh Kurti.

Sa i përket asociacionit, çështje që tashmë po lakohet gjithnjë e më shumë nga partnerët, kryeministri Kurti e ‘justifikoi’ sërish me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke mos dhënë sërish një zgjidhje.

“Para se unë të bëhem kryeministër janë bërë 33 marrëveshje në Bruksel. Vetëm njëra nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Dhe pikërisht në atë insiston Serbia. Dy të tretat e marrëveshjeve nuk i ka zbatuar Serbia ndonëse i ka nënshkruar. Ajo insiston vetëm në këtë. Mirëpo, ju e keni parë edhe në dhjetor, Serbia nuk e ka mendjen te asociacioni i komunave, por e ka mendjen te asociacioni i barrikadave”, tha Kurti.

Më tej, kreu i qeverisë foli dhe për propozimin franko-gjerman, duke e cilësuar atë se përfshin koncepte për një marrëveshje të qëndrueshme, por që Beogradi nuk ka dhënë shenja se është i gatshëm ta pranojë.

“Unë e kam mirëpritur faktin që kemi nocione, koncepte universale si hyrje të këtij propozimi, integriteti territorial, sovraniteti, pavarësia, barazia, sundimi i ligjit, demokracia, vetëvendosja pra të gjitha këto përmenden aty dhe gjuha universale edhe e shton parimësinë por edhe ja jep qëndrueshmërinë marrëveshjes. Duket që kjo i ka penguar më së shumti Beogradit dhe pikërisht për ta ambalazhuar refuzimin e këtij propozimi”, përfundoi Kurti.

Next Post

“Djali im i dashur, nëna ka…”! Princi Harry tregon se si mësoi për aksidentin me makinë të Princeshës Diana

Tragjedi në Kroaci! Burri sulmon me sëpatë ish-partneren dhe vajzën e tij 1 vjeçe: Tenton të arratiset, por e përplas për vdekje kamioni

VIDEO/ Mbi 50 mijë besimtarë në San Pietro për funeralin e Papa Benedikti XVI. Turma: “I shenjtë menjëherë!”. Tradita, si varrosen Papët

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved