• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Spitalet e tejmbushura nga “një grip i rëndë”! Mjekët dalin me njoftimin e rëndësishëm: Nuk ka vend për panik

January 7, 2023
in Aktualitet

Për një pjesë të konsiderueshme të popullatës, viti i ri ka nisur me një situatë të rënduar shëndetësore që pak kush mundet ta shpjegojë, nëse bëhet fjalë për virozat e stinës, grip i rënduar apo Covid-19 po rikthehet në formën e tij agresive.

Janë mjekët ata që pasi kanë ndjekur epidemiologjinë e rasteve që kanë tejmbushur qendrat shëndetësore e spitalet, përjashtojnë këtë të fundit. Sipas tyre, kemi të bëjmë me një grip agresiv. Madje, numrat e të shtruarve nga gripi aktualisht figurojnë më të larta se shtrimet si pasojë e Covid-19.

Për mjekët Eurgena Tomini dhe Ilir Alimehmeti nuk ka vend për alarm lidhur me situatën e Covid aktualisht në Kinë. Në një bisedë në studion e “News 24” ata deklaruan se në këto momente predominon gripi sesa Covidi. “Kjo situatë ishte e pritshme për shkak të masave që Kina zbatoi. Që në krye të herës përdori metodologjinë e izolimit masiv të popullatës. Ndërkohë që në pikun e dimrit kur kemi fluks dhe infeksioneve të tjera inflamatore, Kina hapi kufijtë.

Duhet të theksohet se nuk ka vend për panik, për fatin e kalimit të sëmundjes në Europë dhe rajon, por dhe imunizimin e situatës. Aktualisht, qoftë në Europë apo Shqipëri, kemi incidencë të ulët të Covid-19.

Kemi bashkëqarkullim të BA4, BA5, kundrejt infeksioneve respiratore, gjë që nuk u vërejt në dy vitet e pandemisë”, thotë Tomini teksa shton se gjithsesi nuk duhet ulur vigjilenca ndaj Covid-19. Po ashtu, Alimehmeti përjashton kategorikisht situatën e rënduar të ketë lidhje me atë në Kinë apo gjetkë. Sidoqoftë, antibiotiku nuk është zgjidhja në këtë rast, sipas tij. “Nuk ka një valë goditëse, edhe sepse nënvarianti Omicron, ka një vit e dy muaj që nuk del një variant tjetër. Nuk riskohemi ne nga situata në Kinë.

Sa i takon situatës me gripin, është një situatë e ngritur. Ishte krejtësisht e parashikueshme që do vinte një grip i tillë. Te ne vaksina e gripit vjen relativisht vonë dhe sasitë nuk janë shumë të mëdha, ky është problem. Ndërkohë nuk duhet në mënyrë absolute të përdoret antibiotik”.

Sipas mjekëve, aktualisht mbizotëron qarkullimi i gripit të llojit AH1 dhe AH3. Dhe ajo që ka rëndësi është se rastet me grip predominojnë kundrejt atyre me covid-19. Simptomat e gripit janë rrufë, kollë, temperaturë për disa ditë dhe kërkojnë asistencë të mjekut sepse qytetarët nuk mund të vetëshërohen. Sipas bluzave të bardha duhen evituar antibiotikët dhe duhen përdorur antipiretikët, lëngje, pushim dhe ushqim i shëndetshëm.

Next Post

Plagosja e dy djemve serbë në Kosovë, BE del me reagimin e parë

Tmerr! "Sa të mira i ka b****t kjo mi, meshkuj që…”, regjisori i njohur Hervin Çuli shpërthen keq për “BBVA": Femra të zhveshura me kostume me tendencën e Kabaretit

Të shtëna me armë në xhirimet e klipit të këngëtarit të njohur, dhjetë persona të plagosur

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved