• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Veliaj sulmon Këlliçin dhe e paralajmëron se do dërmojë më 14 maj, akuza Metës dhe Berishës se janë arkitekt të “21 Janarit”

January 16, 2023
in Debat

Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë kremtoi dje 31-vjetorin e themelimit të tij në një festë rinore në Pallatin e Kongreseve. Në këtë përvjetor, përpara mijëra të rinjve pjesë të strukturës rinore të Partisë Socialiste, por edhe shumë prej atyre që kanë kontribuuar ndër vite për këtë forum, mbajti një fjalë përshëndetëse drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj.

Duke uruar ditëlindjen e FRESSH-it, Veliaj theksoi se e ardhmja e familjes së madhe të socialistëve është Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë, ndërsa ka sulmuar edhe rivalin e tij në zgjedhjet e 14 majit Belind Këlliçin.

“Kur dëgjoja kolegët këtu, pyeta veten, pse jemi ndryshe nga të tjerët? Ne nuk jemi nga ata që i mbajnë mikrofonin liderit, që ky të bëjë video në Tik Tok. Ne nuk i kemi aktivistët tanë për të djegur selinë e partisë së tyre, siç bën një parti tjetër.

Para një jave, edhe ata kishin përvjetorin e djegies së selisë. Aktivistët tanë nuk bëjnë konspiracione se iu nxehet telefoni dhe mendojnë se i përgjojnë, nuk vuajnë nga komplekse të tilla, nuk djegin shtëpinë e tyre, nuk janë aty si sfond për udhëheqësit, por janë me fuqi reale, me votë reale në forumet ku merren vendimet për qytetet tona.

Ju kujtoj se kur përmendim emrin e kundërshtarit, gjëja e parë që të vjen ndërmend, në çdo sondazh, është viti ’97, ku prindërit e shumë prej nesh humbën paratë e tyre; është viti ’98, kur Kryeministria sulmohej me anti-tank; është 21 janari, kur protestuesit vriteshin me plumba në mish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kurse kur ti përmend Partinë Socialiste dhe FRESSH-in, ti kujton vitin kur ne ishim Kryeqyteti Europian i Rinisë; vitin kur ne jemi Qyteti Europian i Sportit 2023, etj”, deklaroi Veliaj.

Next Post

Lëkundjet tmerrojnë banorët e ngujuar të BigBrother (Video)

Lëkundjet nga tërmeti! Bashkia Klos bën bilancin për dëmet: Ja njësitë e prekura

Kriza nuk di të ndalet! 'Zi e më zi' për monedhat e huaja, ja ç'po ndodh me Euron, Dollarin dhe Paundin

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved