• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Shteti i ktheu shpinën! Historia e rrallë e gruas që eleminoi një nga rrëmbyesit dhe vrasësit e vajzës së saj

22/01/2023
in Bota
        
 

Miriam Rodriguez futi pistoletën në kuletën e saj, doli në mëngjes në mes të njerëzve në urën e Teksasit dhe ndaloi për disa minuta për të marrë frymë dhe për të parë foton e shënjestrës së saj të radhës: luleshitësit.

Ajo e përndiqte atë prej një viti, duke e përgjuar online, duke marrë në pyetje kriminelët me të cilët kishte punuar madje edhe duke marrë informacione nga të afërmit për vendndodhjen e tij.

Tani më në fund e gjeti një informacion, nga një person që i tregoi se ai shiste lule në kufi. Që nga viti 2014, ai ka përndjekur njerëzit përgjegjës për rrëmbimin dhe vrasjen e vajzës së saj 20-vjeçare, Karen.

Gjysma e tyre ishin tashmë në burg, jo për shkak se autoritetet ishin marrë me çështjen, por se ajo i ishte vënë pas atyre vetë. Preu flokët, i lyeu dhe u maskua si një punonjëse e shëndetësisë dhe zyrtare zgjedhore për të gjetur emrat dhe adresat e gjithsecilit nga vrasësit e vajzës së saj.

Ajo shpiku justifikime për të takuar familjet e tyre, gjyshet dhe kushërirat që nuk dyshonin dhe i jepnin detaje, sado të vogla. Shkroi gjithçka dhe të gjitha fletat i futi në çantën e saj të zezë, duke ndërtuar hetimin e vet dhe duke i gjurmuar ata, një nga një.

Miriam njihte tashmë zakonet e tyre, miqtë, fëmijërinë, vendlindjet. Ajo e dinte se luleshitësi kishte shitur lule në rrugë përpara se të bashkohej me kartelin Zeta dhe të përfshihej në rrëmbimin e vajzës së saj. Tani ai është në arrati dhe u kthye të bënte të vetmen gjë tjetër që dinte, të shiste trëndafila për të siguruar jetesën.

Pa bërë dush, ajo hodhi përsipër një pallto, vuri një kapele mbi flokët e saj të kuqe dhe me armën në çantë, u nis për në kufi për të gjetur luleshitësin. Kur më në fund e gjeti, ajo u emocionua shumë dhe iu afrua. Por ai e njohu dhe nisi të vraponte.

Ai vrapoi përgjatë kalimit të ngushtë të këmbësorëve, duke shpresuar të largohej. Por 56-vjeçarja Rodriguez e kapi nga këmisha dhe e hodhi mbi shina. I vuri pistoletën mbi shpinë.

“Nëse lëviz, do të të qëlloj,” i tha ajo. E mbajti aty për gati një orë, në pritje të policisë për ta arrestuar.

Në 3 vite, Rodriguez kapi pothuajse çdo anëtar të gjallë të grupit që rrëmbeu vajzën e saj, një galeri kriminelësh që u përpoqën të fillonin një jetë të re, qoftë si shofer taksie, si shitës makinash, etj.

Miriam Rodriguez ishte thelbësore në kapjen e 10 personave, një “fushatë” e çmendur për drejtësi që e bëri atë të famshme, por të pambrojtur.

Ajo i kërkoi qeverisë roje të armatosura, nga frika se karteli do të hakmerrej. Në ditën e Nënës, në vitin 2017, javë pasi ajo kishte ndjekur një nga objektivat e saj të fundit, Miriam u qëlluia para shtëpisë së saj dhe u vra. Burri i saj, brenda duke parë televizor, e gjeti atë me fytyrën poshtë në rrugë, me dorën e futur brenda çantës, pranë pistoletës.

Për shumë njerëz në qytetin verior të San Fernandos, historia e saj përfaqëson gjërat që nuk shkojnë mirë në Meksikë. Dhe është kaq e prekshme, në këmbënguljen e njerëzve përballë indiferencës së qeverisë. Vendi është i copëtuar aq shumë nga dhuna e mossndëshkimi, saqë një nëne të pikëlluar i duhej të zgjidhte vetë zhdukjen e vajzës së saj dhe vdiq po ashtu nga ky mision.


        
 
Next Post

Deklarata e 2 noterëve: 'Na kërkoi lekë për probleme shëndetësore'! Familjarët e Luizit reagojnë: Sulm i turpshëm për t'i prishur imazhin

Intuita nuk po e lë në "baltë" Luizin: Me një pyetje që i bëri Kiarës e kuptoi se sa shumë po e mbështesin nga jashtë (Video)

Ish kryeministri Teodoros Pangalos “shokon” grekët: “Jemi arvanitas”! Origjina arvanitase një krenari kolosale: Gjithë Atika fliste shqip!

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved