• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Veliaj pret ish-kapitenin shqiptar të skuadrës së SHBA në volejboll: Je gjysmë çun Tirone

January 23, 2023
in Aktualitet

Ylli i kombëtares amerikane të volejbollit, i cili ka origjinë shqiptare, Donald Suxho, u prit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai e vlerësoi ish-kapitenin e skuadrës së SHBA-së në volejboll, i cili ka prekur majat e volejbollit, nga kampionatet botërore e deri te Lojërat Olimpike, dhe i dhuroi Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit.

“Ti je gjysmë çun Tirone, edhe pse prej babait je me rrënjë në Korçë, prandaj të konsideroj si vlerësim të qytetit tonë, një djalë i cili ia ka dalë vetë, që është përballur me sfida dhe sakrifica të jashtëzakonshme për të qenë kampion olimpik edhe në 2004, në 2008 e 2012, dhe për të treguar që nuk është punë geni. Shprehja “Ne shqiptarët s’bëhemi” nuk funksionon më! Ne shqiptarët bëhemi! Pse u bëre ti? Ke gen edhe nga Korça, edhe nga Tirana. Kjo do të thotë kush punon bëhet, kush sakrifikon bëhet, kush derdh djersë dhe harxhon orë në atë që beson, mund të bëhet,” tha Veliaj.

Ai nënvizoi faktin që këtë vit ku Tirana është dhe Qyteti Europian i Sportit, masivizimi i sportit është një mundësi e mirë për të rinjtë që merren me sport dhe për të ardhmen e sportit në vendin tonë. “Unë besoj se Tirana 2023, si Viti i Sportit, është një ogur i mirë për përgatitjet e Lojërave Olimpike 2024 në Paris.

Në Tiranë kemi hapur të gjitha palestrat për kurse pas mësimit, kemi mijëra fëmijë që janë përfshirë, por duam të përfshijmë më shume, dhe Viti i Sportit është një vit ku ne reflektojmë e nderojmë personalitete si ty, por është edhe një vit ku ne duam që, personalitete si ty dhe shumë lojtarë të tjerë shqiptarë këtu dhe në botë, të inkurajojnë fëmijët që të ndjekin këto gjurmë.

Ndoshta, jo të gjithë do të bëhen si Donaldi, ndoshta jo të gjithë do kenë mundësi që të jenë në ekipet olimpike më të mira të botës, por unë besoj se një lojtar olimpik nuk është vetëm ai që është në një ekip elitar, por është edhe një qytetar i mirë,” tha kreu i Bashkisë.

Kampioni Olimpik Donald Suxho, i cili aktualisht është trajner i ekipit kombëtar të volejbollit të Kosovës, tha se ndihej vërtet i vlerësuar dhe i lumtur që tashmë kontribuon për sportistët shqiptarë. “Është nder i madh. Kemi ikur të vegjël, por sporti na ka mbajtur gjithmonë. Mbaj mend ateherë, në Shqipëri ishin kohë shumë të vështira. Sporti na ka mësuar edhe shumë mësime të jetës. Sporti na ka sjellë prapë këtu në Tiranë. Sporti është një gjë fantastike. Është një nder i madh për mua të kthehem në Shqipëri dhe Kosovë dhe të jap eksperiencën time edhe për fëmijët dhe të rinjtë,” u shpreh ai.

Veliaj nga ana e tij tha se Bashkia e Tiranës do të ishte e gatshme të mbështesë edhe me bursa sportistë të rinj, të cilët duan të marrin eksperiencën më të mirë nga skuadra të suksesshme të volejbollit botëror.

Suxho, me origjinë nga Korça, ka prekur majat e volejbollit botëror, nga Kampionatet Botërore e deri te Lojërat Olimpike, në të cilat ishte edhe kapiten i SHBA-ve.

Next Post

Dëshmitari tregon detaje nga masakra në Monterey: Pasi gjeti gruan në lokal, autori nisi të qëllonte me armë ata që…

Kanadaja me rregulla të reja, s’ka më alkool! Qytetarët mund të konsumojnë vetëm dy pije në javë

Qyteti më i lartë i Evropës, kush është Davosi, aty ku takohen njerëzit me pushtet?

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved