• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Pa larguar Berishën, nuk e rrëzoni dot Edi Ramën

February 11, 2023
in Blog
        
 

Nga Kreshnik Spahiu

Berisha gënjeu përsëri.

Nuk gënjeu popullin, por mbështetësit e tij.
Ju premtoi si gjithmonë “Revolucion” dhe ai si gjithmonë i përcolli me dy fjalime.

Revolucionet e Berishës, përkthehen në konferenca shtypi në natyrë.

Tropojanët dhe kuksianët e devotshëm dhe besnikë, udhëtojnë 5 ore për të dëgjuar 15 minuta fjalim në bulevard. Dëgjojnë të njëjtën kasetë që përsërit Berisha në çdo ekran TV nga mëngjesi e deri në mbrëmje.

Po pse duhet ta ndjekin fjalimin në bulevard dhe jo nga ekrani?!

Sepse Berisha i gënjen dhe thotë: “Revolucionin këtë radhë e kam seriozisht”

Vazhdon gënjen dhe nuk skuqet fare para kamerave.

– Revolucionin e 15 korrikut e shtyu se iku në plazh

– Revolucionin e 15 Nëntorit e shtyu se filloj kampionati botëror

– Revolucionin e 6 dhjetorit e shtyu se e rrahën dhe s’dilte dot me syze

– Revolucionin e dimrit e shtyu se filluan pushimet e gjelit të detit

– Revolucionin e sotëm e shtyu se në darkë është Big-Brother dhe do shohin Luizin

Në historinë politike të revolucioneve s’ka njeri më banal dhe më qesharak se Berisha në organizimin e tyre.

– gënjen

– tradhton

– pret në besë

– premton

– humbjen e shet si fitore

– mashtron dhe thotë morën pjese 100- fishi

Njeri që i ka bërë dëm kauzave dhe institucionin të protestës më të madh se Berisha nuk do e gjeni në planet.

Dëlirat dhe i sëmurë për protagonizëm. Merr flamurin dhe mikrofonin dhe nuk ja lëshon askujt nga populli.

Në gjithë botën protestat i organizon dhe drejton populli:

– Pa fjalime, por me aksion

– Pa konferenca, por me pjesëmarrje

– Pa ligjërata, por me goditje

– Pa protagoniste, por me turme

– Pa kënge, por me bllokime

Berisha sot i bëri shërbimin e radhës Edi Ramës.

Me braktisjen e “revolucionit”

Me pjesëmarrjen e vogël

Me parullat kundër ambasadores amerikane

Me gënjeshtrat për vazhdimësi

Me shoqërimin nga 200 bodyguard

Me kohën e shkurtër 2 ore proteste

Me besë-prerjen që bëri demokratëve

Me dështimin për te rrëzuar Ramën

Me ftohtësinë e protestës

Sot Berisha u tregua më i dobët se Lulzim Basha që i mbante 3 muaj natë dhe ditë njerëzit në bulevard dhe që digjte kryeministrinë.

Sot Berisha u tregua dhe më i dobët se Adriatik Lapaj që nuk kishte nevoje të mbushte autobuza me militant nga Tropoja sepse në shesh mblidhte gjithë Tiranën me kauzat e çmimeve dhe të drejtave ekonomike.

Berisha sot bindi 100.000 demokratë që e ndoqën nga ekrani dhe nuk shkuan në protestë që pa larguar Berishën, nuk do e rrëzojnë Edi Ramën.

Çdo kush sot u bind që Berisha është fati më i madh për Edi Ramën që paska lindur me këmishë, që pas 10 vitesh konsum të ketë përball armikun e Amerikës.

Sot Berisha kishte në shesh vetëm 10.000 mbështetës nga fshatrat e humbur dhe askush nga Tirana.

Nuk ka ngelur më asgjë nga ajo partia e 8 dhjetor 1990 qe krijuan studentët, rinia, qytataret dhe Tirana. Thjeshte ka mbetur nje parti e disa fshatrave në veri.

Tirana nuk mund të mbështesi njeriun që e ka izoluar Amerika, Anglia dhe Europa.

Imagjinoni sa pak do mbeten kur të humbasin të gjitha zgjedhjet bashkiake 2023 dhe ato parlamentare 2025.

Jam i sigurt se kur të humbas zgjedhjet parlamentare 2025, 82 vjeçarin e rrjedhur nga trutë nuk do ta mbështesin as familja e tij, sepse do e kuptojnë që ego e tij e sëmurë po i dëmton të gjithë, familjen, militantët, partinë dhe Shqipërinë.


        
 
Next Post

“Revolucioni vazhdon…”?! Frrok Çupi: E hëna ditë normale, kapacitet e Berishës kanë “vdekur”

VIDEO/ Sali Berisha me dy “fytyra”: Përballë Bashës si "bishë" me leva e çekiç, përballë Ramës me qiri dhe ..."ju lutem"!

Protesta? Revolucion dhe…ekskursion

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In