• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, June 22, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Dosja X

Ridvan Bode 4 miliardë Euro afera, Lefter Koka 4 milionë Euro: njeri shef në Bankë, tjetri në burg!

February 21, 2023
in Dosja X
        
 

Qëndrimi i krahasuar i Drejtësisë ndaj ministrave hajdutë dhe shefave të tyre; Ridvan Bode që ka 7 dosje aferash në prokurori, po shijon paprekshmërinë dhe postin e lartë në Bankën e Shtetit i emëruar nga PS, madje nuk është çudi, që kryeministri Edi Rama ta emërojë edhe Ministër Financash

Fakti i parë/ Prej 14 muajsh, ish-ministri i LSI e më pas deputet i PS, Lefter Koka, është në paraburgim e gjykim për 4 milionë Euro korrupsion, bërë nëpërmjet kontraktimeve me Klodian Zoton e Stela Gugalljan në landfillet Fier dhe Elbasan.

Fakti i dytë/ Qysh prej muajit dhjetor 2018, ish-ministri i PD, Ridvan Bode, megjithëse është me 55 dosje të zeza aferash korrupsioni, me vlerë totale 4 miliardë Euro gjatë pushtetit “Berisha” 2005-2013, vazhdon të jetë Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shtetit si përfaqësues i PS, i përzgjedhur e emëruar nga kryeministri Edi Rama.

Shtatë nga aferat e mëdha të Ridvan Bodes, janë këto: Koncesioni i Lotarisë Kombëtare, Pullave Fiskale, Kasave Fiskale, ARMO, CEZ, Skanimi Konteinerëve dhe shitja e 4 hidrocentraleve “Ulëz”, “Shkopet”, “Bistrica-1” e “Bistrica-2” te kompania turke “Kurum”, me vlerë sa 6 muaj prodhim energjie elektrike.

Për korrupsionin e Lefter Kokës, bëri kallëzim penal Monika Kryemadhi, ndërsa Edi Rama bashkëpunoi fshehtas më Ilir Metën, duke ia dorëzuar SPAK-ut si “kokë turku”, me qëllim që të shpëtonte veten dhe 2 ministra e 3 kryebashkiakë, me të cilët ka bërë shumë krime ekonomike.

Në muajin nëntor 2013, kryeministri Edi Rama urdhëroi publikisht Avokatin e Shtetit dhe ministrat e linjës, të bënin kallëzime penale për aferat 4 miliardë Euro të Ridvan Bodes, por fshehurazi nuk i lejoji të paraqiteshin për shpjegime në prokurori kur i thirrën.

Ndërsa prokurorët nuk e thirrën fare Ridvan Boden dhe nuk filluan hetim ndaj tij, megjithëse kallëzimet e qeverisë “Rama”, i kishin regjistruar si çështje penale, për çdo dosje koncesioni e privatizimi që Bode kishte bërë në vitet 2008-2013.

Ish-ministri Lefter Koka, që u shit nga çifti Metaj-Kryemadhi e nga kryeministri Rama; dhe që refuzoi bashkëpunimin me drejtësinë për aferën e landfilleve, po përballet me pasojat e pazareve që bëri me 4 milionë Euro të zbuluara deri tani.

Ndërsa ish-ministri Ridvan Bode, që ka bërë batërdinë me 4 miliardë Euro të faktuara e me dosje pezull në prokurori, po shijon postin e lartë në Bankën e Shtetit dhe paprekshmërinë nga drejtësia, madje nuk është çudi që Edi Rama ta emërojë edhe ministër Financash./Pamfleti


        
 
Next Post

U kthy në heroinën e Sirisë/ Vajza që këndonte nën gërmadha, tani rrezikon t’i priten këmbët

VIDEO/ Reali gjunjëzon Liverpool-in, përmbysje madrilene në Anfield, Napoli OK edhe në Champions League

Tërmeti 7.7 në Turqi-Siri, eksperti: Intensiteti 11 ballë, kufiri është 12. Ja përse u ndje zhurma e fortë dhe u pa dritë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In