• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Shkëlqimi dhe zvetënimi i Lubonjë

February 28, 2023
in Debat

Fatos Lubonjës duhet t’i njihet merita e opozitarizmit më intelektual në Shqipërinë e pas ’90-ës, prej së cilit është dhe një prej produkteve publicistike më të vyera, revista Përpjekja, organi më elitar i mendimit të kultivuar shqiptar, që nisi në vitin 94-ër për të mos shkuar më tej se 2010-ta. Ishte një revistë që identifikohej me treshen Lubonja-Rama-Klosi.

Lubonja ishte një anti-berishist i thekur i viteve ’90-të e tutje, ndër të parët nga ish-të përndjekurit politikë me pozicion të qartë, aspak të molepsur, kundër stilit të PD-së në qeverisje, më saktë Berishës.

Por ishte një lloj opozite që kish mendim, kishte dhe filozofi, kishte dhe art në vetëvete. Ishte një lloj opozite që kundërshtohej apo refuzohej si model pushteti me tjetër gjuhë, tjetër qasje, të tjera argumenta. Ndaj Ramës kjo nuk ekziston sot.

Kur dëgjon Lubonjën të flasë për ish-mikun e tij vëlla kauze, të cilin e ka cilësuar dhe si “njeriun më të mençur” që kishte Shqipëria, të ngjan se ai është përfshrë politikisht në radhët e PD-së. Pra, është pjesë e saj dhe e ligjërimit të saj akuzator, nga ai më i rëndomti që ka brenda urrejtje banale e aspak intelekt.

“Mua më shqetëson se ne jetojmë dhe e dimë se si është e vërteta, edhe pse nuk i kemi provat konkrete. Edi Rama ka lobuar në FBI për të luftuar opozitën, dhe që blen njerëz brenda e jashtë vendit….

Ky është një skandal…. Të korruptosh deri te FBI është shumë.

Unë ngulmoj se edhe non-grata e Berishës është iniciuar nga kryeministri. A është McGonigal, apo dikush tjetër nuk e di. Nuk kujtohet njeri për një ish-kryeministër si Berisha që kishte 8 vite pa qenë në pushtet”.

Pra këto i thotë Lubonja, si t’i thoshte më i rëndomti i opozitës.

Për vetë faktin se kanë qenë miq dhe që kanë udhëhequr të dy mendimin antikonformist shqiptar të pas ’90-ës, si askush tjetër, së paku gjuha e njërit, Lubonjës në këtë rast që vijon te kritika dhe analitika, duhej të qe krejt diç tjetër, sidozot te ajo që ka qenë karakteristikë e tij, me efekt kulturues dhe emancipues.

Madje madje, do ishte spektakël mendimi në vetëvetë opozitarizmi i tij ndaj Ramës, në ato lloj termash që ata të dy, së bashku me Klosin e ndjerë, kanë bërë opozitarizmin ndaj Berishës si dhe ndaj çdo mbrapshtie shqiptare, që nga kultura, mendimi akademik e deri te politika. Por kjo nuk ekziston dhe, në zvetënimin e përgjithshëm të çdo gjëje e çdo aspekti në jetën shqiptare, është, për fat të trishtë dhe zvetënimi i Lubonjës.

Lubonja sot nuk përbën më asnjë lloj diference mes dhjetra të ashtuquajturve analistë që ftohen në studio si opozitarë ndaj qeverisë. Është aq skematik, klisheist e i cekët në gjykim sa detyrohet të artikulojë akuza të rëndomta të asaj opozite bajate, të cilat as ajo vetë s’i beson.

Rama sot, me performancën qeverisëse, plot të çara e defekte, thuaji po të duash dhe “skandaloze”, pa qenë nevoja të thuash “me skandale”, të nxit për tjetërlloj opozitarizmi pikërisht për të mos rënë prehë apo mos u shkrirë e bërë njësh me gjuhën politike të opozitës bajate, e cila në një kontekst meriton më shumë kritika e opozitarizëm se vetë qeveria. Po ta kish bërë këtë, Lubonja do ishte po ai i dikurshmi dhe po aq interesant për t’u dëgjuar. Zhgënjyeshëm, nuk është më.

E njëjta gjë s’mund të thuhet për librin e fundit që nxorri, “Rrëfime burgu”. Vetëm aty e takoje dhe shijoje Lubonjën e dikurshëm, edhe pse çuditërisht e kish botuar te “Skanderbegu” i Flutura Açkës(!!!) e jo te “Përpjekja” e tij si ent botues.(Tesheshi.com)

Next Post

Fantazia kap kulmin: McGonigal ka bërë reformën në drejtësi, se i ka çuar Fatmir Xhafaj një email ku e uron për festat e fundvitit

Edi Rama nderohet me “Urdhri i Minervës”, ndër titujt më të lartë të botës së akademikëve në Itali

Kreshnik Spahiu për aferën “CEZ-DIA”: Ilir Metën e kanë fundosur bashkëpunëtorët e tij, ja çfarë zbuloi Dritan Prifti dhe kleçka që do e çojë drejt burgut

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved