• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Të drejtoj Shqipërinë, ëndrra ime”! Tramezzani: Kombëtarja shqiptare është super me Brojën, Asllanin dhe Kumbullën

March 9, 2023
in Sport

Ish-mbrojtësi i Tottenham dhe Inter, Paolo Tramezzani është i bindur nga talenti i ri që po shfaqet në kombëtaren e Shqipërisë dhe se kuqezinjtë mund të bëjnë shumë mirë në të ardhmen e afërt.

Tramezzani, i cili ishte ndihmës i Gianni De Biasit në kualifikimin historik të kombëtares shqiptare të futbollit në “Euro 2016” thotë se ka parë nga afër se si sulmuesi i Chelsea, Armando Broja, mesfushori i Interit, Kristjan Asllani dhe mbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla, kanë pasur të gjithë një ndikim pozitiv në klubet e tyre përkatëse.

Tramezzani, duke folur me “Tribalfootball” është i bindur që të tre lojtarët në fjalë, por edhe më shumë kuqezinj, mund të lënë gjurmën e tyre në Evropë:

“Këto emra konfirmojnë atë që kam thënë prej kohësh. Ata luajnë në ekipe të rëndësishme, janë lojtarë të rinj dhe mendoj se në të ardhmen, me këto lojtarë, kombëtarja e Shqipërisë mund të bëhet gjithnjë e më e fortë”.

Shqipëria sapo ka ndryshuar trajner, me Sylvinho, ish-yllin e Arsenalit dhe Barcelonës, pasues të Edy Reja. Tramezzani jep gjykimin e tij mbi këtë rrokadë në stolin kuqezi:

“Nuk dua të hyj në detaje për këtë zgjedhje, por kam shumë besim tek Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit. Jam i sigurt se ka bërë zgjedhjen e duhur si gjithmonë. Për mua, Reja ka bërë një punë të shkëlqyer, i ka shtuar stabilitet ekipit dhe ka luajtur disa ndeshje të bukura.

Kam shumë respekt për të, edhe për faktin se ai ka qenë trajneri im kur isha lojtar. Për mua, Reja ka bërë maksimumin e mundshëm me atë ekip”.

Tramezzani, i cili ka qenë në krye të ekipeve si Hajduk Split, Sion dhe APOEL thotë se po të marrë një telefonatë në të ardhmen nga Duka për të drejtuar Shqipërinë do të ishte një ëndërr e realizuar.

Italiani pranon se nuk është kontaktuar gjatë raundit të mëparshëm të negociatave për të zëvendësuar Edy Reja, por këmbëngul se dera është e hapur për t’u rikthyer në kombëtaren shqiptare në të ardhmen:

“Do të jem i sinqertë dhe do të them se nuk kam marrë asnjë ofertë, por uroj që në të ardhmen ta kem një shans të tillë. Ta trajnoj kombëtaren e Shqipërisë është ëndrra ime”.

Next Post

Blendi Fevziu, Bunk’Art dhe autocensura për të mos bezdisur Berishën

VIDEO/ Bayern Munchen nxjerr Messin dhe Mbappe nga Champions League, milionat e PSG nuk vlejnë

“S’të them dot lamtumirë”! Humbi gruan në tragjedinë e Tempes, mesazhi rrëqethës i burrit të 34-vjeçares: Zot më jep forcë të rris djalin tonë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved