Mbrëmja e së martës në “Big Brother VIP” u çel me një surprizë, të cilën moderatorja Arbana Osmani e prezantoi duke thënë se do të ishte një superhit. Moderatorja zbuloi se këngëtari Armaldo Kllogjeri kishte kërkuar që të realizohej një këngë për gratë dhe vajzat me rastin e Festës Ndërkombëtare të Gruas.
Kështu kënga u realizua, e shkruar nga Shpëtim Saraçi dhe Alban Kondi dhe u këndua nga Armaldo Kllogjeri në spektaklin e së martës.
“Atëherë si një dedikim për të gjitha vazjat dhe gratë si dhe për Aidën e tij dhe ata që ndjekin këtë program do të shijojmë këngën e kënduar nga Maestro ynë i famshëm.
Një këngë e shkruar nga Maestro i madh, Shpëtim Saraçi, dhe Alban Kondi. Jam e sigurt që do ta kërceni të gjithë dhe sapo të uleni një sekondë në ato karrige do të ngriheni, jam e sigurt. Besoj do të kërcejmë edhe ne së bashku. Këndon këngën që me siguri do të bëhet një superhit me titull ‘Ta dije’, Armaldo Kllogjeri”.
Ishte pikërisht ky prezantimi që Arbana Osmani i bëri këngës së kënduar nga Armaldo Kllogjeri.
Por kënga e Armaldo Kllogjerit, raporton CNA.al ka ngjashmëri të jashtëzakonshme me këngën “Eleftheros” të këngëtarit të famshëm grek, Kostantinos Argiros.
Ritmi, muzika dhe ndërtimi i këngës janë thuajse identike me atë këngës së Argiros, i cili projektin muzikor e ka publikuar 10 muaj më parë dhe ka rreth 8.2 milionë shikime në kanalin e tij në “YouTube”.
Nga ana tjetër, kënga e Armaldo Kllogjerit ka marrë 11 mijë klikime, pasi është vendosur në krye të postimeve në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” dhe është publikuar dhe në faqen zyrtare të “Top Channel” në “YouTube”.
Për më tepër, vëreni ngjashmëritë duke i dëgjuar të dyja versionet në linqet e mëposhtme. Nëse linku i këngës së Armando Kllogjerit nuk hapet, mund të klikoni (këtu) për ta dëgjuar.
Siç mund të vëreni kënga e kënduar nga Armaldo Kllogjeri është një kopje. E vogël apo e madhe ngjashmëria është e shumë anshme, pasi kënga e Argiros është e mjaft e klikuar dhe e dëgjuar kudo në Greqi edhe jashtë kufijve.
Ndoshta Kllogjeri mund t’ia rrëmbejë me klikime, për shkak të promovimit në faqet zyrtare të “Top Channel” apo “Big Brother VIP”, por sërish produksioni i këtij “realityshow” na solli diçka të kopjuar.
Për më tepër vlerësojini të dy projektet muzikore.