• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zv.presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell viziton sot Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, zbardhet arsyeja e fortë

March 15, 2023
in Aktualitet
        
 

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Zv.presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, do të vizitojë Shqipërinë në datat 15-16 mars dhe Maqedoninë e Veriut më 16-17 mars, njoftoi zyra esShtypit e BE.

Këto vizita do të jenë një mundësi për të shqyrtuar marrëdhëniet dypalëshe BE-Shqipëri dhe BE-Maqedoni e Veriut sipas Marrëveshjeve të tyre përkatëse të Stabilizim-Asociimit dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit në të dy vendet dhe në Ballkanin Perëndimor. Është hera e parë që në Tiranë dhe Shkup zhvillohen Këshillat përkatës të Stabilizim-Asociimit.

Duke filluar me Shqipërinë më 15 mars, Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të takohet me kryeministrin Edi Rama përpara se të kryesojë Këshillin e 12-të të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri në Tiranë më 16 mars.

Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama. Komisioni Evropian do të përfaqësohet nga Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi.

Pas Këshillit, Përfaqësuesi i Lartë Borrell, Kryeministri Rama dhe komisioneri Várhelyi do të mbajnë rreth orës 12:00 një konferencë të përbashkët për shtyp, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në EBS.

Pasdite, Borrell do të marrë pjesë në përurimin e Kullës Veneciane në Durrës, restaurimi i së cilës është financuar nga BE-ja dhe do të zhvillojë një bashkëshkëmbim me përfaqësues të Rinisë.

Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të udhëtojë më pas në Maqedoninë e Veriut. Më 16 mars, ai do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, përpara se të udhëheqë delegacionin e BE-së në Këshillin e 16-të të Stabilizim-Asociimit BE-Maqedoni e Veriut të premten, më 17 mars.

Maqedonia e Veriut këtë herë do të kryesojë Këshillin dhe do të përfaqësohet nga kryeministri Kovaçevski. Komisioneri Várhelyi do të përfaqësojë Komisionin Evropian. Këshilli do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp rreth orës 11:30 që do të transmetohet drejtpërdrejt në EBS.

Gjatë vizitës së tij, Borrell do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe, duke përfshirë Presidentin Stevo Pendarovski, Ministren e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska dhe Kryetaren, Zëvendëskryetarët, Koordinatorët e Partive Politike dhe Kryetarët e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane – Komisioni për Çështjet evropiane të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.


        
 
Next Post

Tronditje e thellë për bluzat e bardha! Humb jetën mjeku i njohur i cili zbuloi epideminë SARS

Heshtja e diplomatëve për vendimin e KQZ që la jashtë zgjedhjeve PD zyrtare, Kreshnik Spahiu: Është pjesë e skenarit, synohet shkrirja e Berishës

Çfarë po ndodh me partitë politike në vend? Celibashi shokon me deklaratën: Në fletën e votimit krahas logos së PD-së do shkruhet edhe emri i...

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In