• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Arti në shërbim të vëllazërimit”! Media franceze reportazh për ekspozitën e Ramës në Athinë

March 24, 2023
in Aktualitet, Kryesore

Kryeministri Edi Rama çeli disa ditë më parë në Athinë ekspozitën me krijimet e tij artistike. Punimet e kryeministrit u ekspozuan në Zapion Megaron të Greqisë.

Të pranishëm në event ishin personalitete të shquara të politikës greke si Kyriakos Mitsotakis, Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias etj.

Një reportazh për ekspozitën e kryeministrit, të sapo çelur në Athinë ia ka kushtuar edhe media franceze TV5 Monde.

Reportazhi i plotë:

-Arti në shërbim të vëllazërimit.

Larg nga grindjet, me një ekspozitë simbolike dhe të pazakontë, Kryeministri shqiptar Edi Rama ekspozon veprat e tij në Athinë, në krah të Shefit të Diplomacisë greke, Nikos Dendias, nën kujdesin e veçantë të të cilit organizohet ky event.

Spikeri i lajmeve:

Tani do të flasim për dy vende fqinje, Greqia dhe Shqipëria. Duhet të kthehemi në fund të Luftës së Dytë Botërore për të gjetur gjurmët e konfliktit të fundit të armatosur në kufirin e tyre, por zyrtarisht parlamenti i Athinës nuk e ka shfuqizuar Ligjin e luftës të vendosur në vitin 1940. Pavarësisht kësaj, dy vendet shpalosin sot miqësinë e tyre në këtë event jo të zakontë. Reportazh i korrespondentes sonë në Athinë Angjili Kurni.
Reportazhi:

-Zapioni, një monument historik i mbrojtur, në qendër të Athinës, një vend presigjioz i kthyer në shëtitoren e preferuar të athinasve, të vegjël e të mëdhenj. Por sot Zapioni mirëpret një ekspozitë arti, simbolika politike e së cilës është e veçantë, sepse artisti është vetë Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

I vëmendshëm për detajet, ai merret vetë me vendosjen e veprave me aq shumë ngjyra.
Kryeministri Edi Rama- I kam përdorur ngjyrat sikurse përdoren fjalët, për të shprehur një politikë të caktuar. Në fillim ishte akt politik, nuk ishte akt estetik.

-Boceta, skica, vizatime, Edi Rama pikturon ashtu si të tjerë bëjnë politikë, por për Kryeministrin socialist të dyja janë të lidhura. Ai pikturon mbi raportet e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave, letra, projekt ligje.

Kryeministri Edi Rama- Është një ushtrim që më ndihmon, në një mënyrë ndryshe, të vendos raportin tim me të tjerët ndërsa thuhen gjëra dhe merren vendime të rëndësishme.

-Ditën e caktuar gjithçka është gati, diplomatë dhe ministra turren. Shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias, nën kujdesin e të cilit organizohet kjo ekspozitë, mbërrin i pari, për të pritur Edi Ramën. Greqia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të mira, por edhe mosmarrëveshje të rëndësishme veçanërisht për sa i përket vijës kufitare në detin Jon. A mund të shërbejë arti si terren i rrugëzgjidhjes?

Kjo është sfida e kësaj ekspozite të mbështetur nga Kryeministri Grek, konservatori Kiriakos Mitsotaqis.
Kryeministri Greqisë, Kyriakos Mitsotakis- Është kënaqësi e madhe që e kemi Edin në Athinë, sot këtu ka ardhur si artist, jo si Kryeministër.

Kryeministri Edi Rama- Është vërtet kënaqësi e madhe, është diçka prekëse, sepse sikurse ua thashë, kur kam ardhur këtu në Greqi në vitin 1991, nuk e imagjinoja kurrë se do të shihja gjithë këtë.
-Ekspozita që do të qëndrojë hapur deri në fund të marsit, është një sukses, nga shumë aspekte.
Vizitor- Ky është rasti për të sjellë brezin tim, që ka jetuar në gjendje lufte me Shqipërinë, në një periudhe paqeje dhe shkëmbimi kulturor.

-Ligji i luftës është ende në fuqi për grekët, një anakronizëm historik që duhet të zhduket.

Next Post

Euro 2024/ Polakët pretendent në grup e pësojnë keq nga Çekia modeste! Më 27 mars presin Shqipërinë,

Kthehet ora pranverore: Në natën mes të shtunës dhe të dielës akrepat lëvizin 60 minuta para

OKB: Ukraina po bën ekzekutime në grup të robërve rus! A po bën krime lufte Zelensky?!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved