• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kronike

“Kaq është jeta”! Roland Bejko tronditet nga humbja e gazetarit të njohur, publikon bisedën e fundit me të

April 13, 2023
in Kronike
        
 

Ndarja nga jeta e gazetarit dhe publicistit Nebil Çika ka lënë të shokuar familjarët dhe miqtë e njeriut aktiv, që gjithë jetën ia kushtoi kauzës së ish-të përndjekurve politikë.

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, nga PD, Roland Bejko zbulon dhe komunikimin e fundit që ka pasur me të ndjerin, ndërkohë që lajmin e ka marrë vesh vetëm sot nga familjarët e Çikës.

Postimi i Bejkos:

Ora 17 55

-Fole?-Më pyet Nebili në Whatsapp.

Ora 17 57

– Fola, e lamë të takohemi prapë nesër, i thash.

Ora 18 16

-Ok,- më përgjigjet Nebili.

Stop!

Ky është komunikimi i fundit në këtë jetë me Nebil Çikën.

Sa hap sytë në mëngjes, kap celularin dhe lexoj lajmin e familjarëve të tij, se qysh prej disa orëve më parë, Nebili, nuk është më në këtë jetë.

Kaq është jeta!

Shaka e madhe?

Të dashur miq.

Sot unë humba mikun dhe bashkëpuntorin tim të çmuar, aktivistin dhe publicistin e talentuar antikomunistin dhe demokratin e vendosur, Nebil Çika. Familja, humbi njeriun e saj të dashur, shoqëria, mikun e vet të mirë, ish të përndjekurit politikë të diktaturës, avokatin e të zjarrtë të kauzës së tyre, publicistika shqiptare, humbi një nga penat më të spikatura të saj këto 30 vitet e fundit.

Shumë plane, ëndra, synime, projekte librash, mbetën në mes me humbjen e Nebilit.

Prehu në paqe vëlla!

Ngushëllime familjes, djemve dhe bashkëshortes për humbjen e tyre të madhe!

I përjetshëm kujtimi i Nebilit!

Lajmi i ndarjes nga jeta të Çikës bëhet me dije nga familjarët e tij në rrjetet sociale.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, bëhet e ditur se pas homazheve, trupi i pajetë gazetarit, njëherësh publicist, do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Tufinës.

“Me hidhërim te thellë dhe me dhimbje te madhe ju lajmërojnë qe u nda nga jeta babai jone i dashur Nebil Cika. Pritjet behen pranë ambienteve te Funeral Home Parajsa, pranë Nesherakut! Mbas ores 09:00. Varrimi ne oren 14:00 ne varrezat e Tufines.”, thuhet në mesazhin e familjarëve të gazetarit.

Çika ka qenë një nga iniciatorët dhe mbështetësit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit, ndërsa ka denoncuar se edhe në poste të larta publike e shtetërore janë vendosur njerëz që kanë ushtruar detyra në kohën e diktaturës, ose kanë qenë spiunë të regjimit.


        
 
Next Post

Sekuestrimi i vilës në Hamallaj, ky është gjyqtari që merr përsipër shqyrtimin e ankimimit të Arben Ahmetajt

Nga ndikimi i Efit tek Luizi, qëllimet kryesore të Kiarës e deri tek katër finalistët, moderatorja e njohur analizon situatën brenda shtëpisë së “BBVA”

Milaim Zeka: Ja pse Rama zgjodhi një këngë tallava për fushatë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In