• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Idrizi çel fushatën e PDIU dhe sulmon ithtarët e Berishës: Nuk na mbështetën kurrë, tani na godasin në rrjetet sociale

April 17, 2023
in Aktualitet
        
 

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka çelur këtë fundjavë fushatën zgjedhore nga Saranda. Në këto zgjedhje ai do të jetë i vetëm dhe për këtë arsye nuk ka kursyer sulmet si për PD ashtu dhe për PS.

Javët e fundit ai ka pasur përplasje me berishistë dhe sot lëshoi valë thumbash ndaj tyre. Ishte Edmond Spaho, ai i cili ju tregoi gishtin e mesit në rrjetet sociale dhe Idrizi i është kthyer. “Çfarë keni bërë për Çamërinë? Edhe ata që nuk na mbështetën kurrë, prapë na godasin prapa ëall-eve të rrjeteve sociale.

Prapë PDIU-së që doli e vetme i kërkojnë llogari të majtët e të djathtët se ku jemi, por prapë kam edhe një thirrje dhe dua t’iu drejtohem të gjithë atyre që PDIU i bëri drejtora, zv/ministra, shefa e deputetë që janë në listat e partive politike, ku ishit deri dje?

Besoj se ia keni borxh Çamërisë që iu bëri të njohur. Ne nuk kemi as tokë, as det për të falur. Na mjafton dhimbja e Çamërisë dhe e drejta për t’iu kthyer asaj. Çfarë është shqiptare do të mbetet e tillë. Kjo është e vetmja kredo e PDIU-së. Sot debati bëhet do hipim në autobus me lekë apo pa lekë. Në vend që të bëjmë debat për Shqipërinë që prodhon, punon dhe importon 1.5 miliardë vetëm ushqime, fruta e zarzavate, lini debatin shterpë për autobusin me apo pa lekë, por të bëjmë debat për Shqipërinë që prodhon.

Sot kërkojmë bekimin që të vijojmë të punojmë për atdhe e komb”, deklaroi Idrizi. Kujtojmë se duke marrë shkasë nga optimizmi për rezultatet e “Vendoreve” i shprehur së fundmi nga Idrizi, Edmond Spaho sulmoi javën që shkoi kreun e çamëve, madje e ka akuzuar se ka luhatje në bindje politike. Përplasja e Foltores me Idrizin vjen edhe pas thirrjeve të tij për të mos votuar kandidatin e Berishës për Bashkinë Himarë, Fredi Belerin. Spaho, e ka sulmuar Idrizin duke i thënë se “komuniteti çam do të marrë gishtin e mesit”, me të.


        
 
Next Post

Beteja e fundit e “mitomaniakëve” nuk është në “Air Albania”, por në “Loro Boriçi”!

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, përforcohet mbrojtja e Thaçit në Hagë, ja kush është ish-zyrtari i lartë amerikan që i bashkohet ekipit

Ndahet nga jeta Kryezonja e Tironës Nonë Rukija! Ilir Demalia përlot me reagimin

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In