• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

I dënuar me burg përjetë, Engjëll Brahimi zbulohet në Kanada me identitet të rremë, vrau shefin e krimeve në Fier dhe djalin e tij 8 vjeç

May 20, 2023
in Kronike

Qeveria shqiptare ka kërkuar ekstradimin e Engjëll Brahimit, 60 vjeç, një burrë që pretendohet se jeton prej vitesh në Kanada me emrin Piro Kota. Brahimi u dënua për vrasjen e një polici dhe të djalit të tij.

60-vjeçari i cili dyshohet se ka jetuar në Montreal prej vitesh me një identitet të rremë për të shmangur burgun në Shqipëri, ku u dënua për vrasjen e një oficeri policie dhe të djalit të tij, u lirua me kusht në Gjykatën e Montrealit ditën e enjte.

Ndërkohë, qeveria shqiptare pretendon se Engjëll Brahimi vrau oficerin e policisë, Astrit Braçe dhe djalin e tij 8-vjeçar Asllan Braçe, në një pritë me armë zjarri më 10 gusht të vitit 2000.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë në Montreal, ra dakord me kërkesën e avokatëve të Engjëll Brahimit, që ai të lirohej ndërkohë që çështja e ekstradimit është në pritje. Brahimi është përfaqësuar nga avokatët mbrojtës Andrew Barbacki, Jordan Trevick dhe Sara Malik në çështjen e ekstradimit.

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Francois Dadour, vendosi disa kushte që Brahimi duhet të zbatojë. Përveç kushteve standarde të lirimit me kusht, të cilat janë ruajtja e qetësisë, respektimi i shtetrrethimit dhe paraqitja në datat e gjyqit, një palë e tretë ra dakord të linte një depozitë prej 20,000 dollarësh për të mbështetur kërkesën e Brahimit për lirimin me kusht.

Skeda e Engjell Brahimit, publikuar nga Policia Shqiptare

Engjëll Brahimi dhe gruaja e tij gjithashtu ranë dakord të vendosnin një obligacion prej 100,000 dollarësh në pronën që zotëronin.

Në janar, qeveria shqiptare kërkoi ekstradimin e Brahimit ndërsa pretendonte se ai jeton prej vitesh në Kanada me emrin Piro Kota. Avokatët e Brahimit kanë pranuar se Kota është vërtet Brahimi.

Sipas një deklarate të depozituar në kërkesën për ekstradim thuhet: “Më 21 maj 2001, kërkuesi u shpall fajtor në mungesë nga një gjykatë shqiptare për vrasje me paramendim për shkak të hakmarrjes, vrasje të kryer në rrethana të tjera specifike, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Dy nga viktimat mbetën të vrarë, njëri prej të cilëve fëmijë. Tjetri ishte ish-shefi i hetuesisë në qarkun shqiptar të Fierit.”

Next Post

Si po vidhen paratë publike në emër të fëmijëve? Tenderi "Dua të luaj"! Dritan Agolli 4 miliardë lekë Salillarit me paracaktim Po SPAK-u kur do të luajë?

Humb jetën në orar të punës punonjësi i ambasadës së Malit të Zi në Tiranë

Fshehje dhe mos justifikim pasurie! SPAK kërkon dënim qesharak për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved