Nita Latifi ka qenë një nga emrat më të apostrofuar në spektaklin “Big Brother Vip Albania II”.
Kjo për shkak se ishte e vetmja kosovare, por jo vetëm. Latifi, arriti të sigurojë vend edhe në gjysmëfinale.
Kësaj radhe, në një intervistë për lajmi.net, Latifi foli rreth raporteve me banorët tjerë, në veçanti pas daljes nga shtëpia.
Këtu, s’kishte s’i t’u largohej kritikave nga Bledi Mane, respektivisht deklaratave të këtij të fundit se më parë martohet me Kristin, ose Ronaldon, sesa Nitën.
Ajo shtoi se disa prej banorëve e kanë marrë lojën shumë seriozisht, duke thënë se ajo çka ka ndodhur brenda formatit, duhet të mbetet ashtu.
Për më tepër, në videon e mësipërme gëzoni njërën prej pjesëzave më interesante të intervistës.