• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Wednesday, September 3, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

18 vjet burg për sulmuesin e “Capitolit” në SHBA

May 27, 2023
in Bota

Lideri i milicisë së krahut të djathtë, Stewart Rhodes, është dënuar me 18 vjet burg për rolin e tij në trazirat në Kapitol, më 2021. Rhodes, themelues i Oath Keepers, është dënuar nën akuzat për komplot, rebelizëm dhe krime të tjera. Dënimi i tij është më i gjati deri më tani ndër qindra çështjet e ngritura ndaj pjesëmarrësve në trazirat në Kapitol.

Përpara se të shpallte vendimin, gjykatësi iu drejtua Rhodes që po mbante një qëndrim sfidues, duke i thënë se ai përbën një rrezik të vazhdueshëm për Shtetet e Bashkuara, dhe se ai dëshiron që demokracia në këtë vend të kalojë në dhunë.

Në fjalën e tij përpara se gjykatësi të jepte vendimin, Rhodes kritikoi prokurorët si të motivuar politikisht.

“Jam një i burgosur politik dhe ashtu si Presidenti Trump, krimi im i vetëm është se kundërshtoj ata që po shkatërrojnë vendin tonë”, tha Rhodes.

Marrja e këtij vendimi është një tjetër arritje e rëndësishme për hetimin e zgjeruar të Departamentit të Drejtësisë për 6 Janarin, që deri më tani ka sjellë dënime për komplot rebelimi ndaj udhëheqësve të dy grupeve ekstremiste të së djathtës.

Prokurorët më herët kishin kërkuar 25 vite burg për Rhodes, për të cilin thanë se ishte arkitekti i komplotit për ndërprerjen me forcë të transferimit të pushtetit presidencial. Deri më tani, dënimi më i gjatë ndër çështjet për sulmin ndaj Kapitolit ishte me 14 vite burg për një person për sulmin e Kapitolit. Mbi 500 persona janë dënuar tashmë dhe mbi gjysma kanë marrë dënime me burg, ndërsa pjesa tjetër janë dënuar me arrest shtëpie ose dënime me kusht.

Next Post

Partizani për titull, por 2 titullarë “tradhëtojnë” ekipin në “ndeshjen e jetës”

Epoka e “vogël” Akullnajore: Pse ndodhi një valë e të ftohtit ekstrem për 500 vite?

FSHF “fundos” Tiranën! Vendimet pas dhunës në ndeshjen me Bylisin

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved