• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 12, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Për të vënë kujën”! Ministret kukulla pa asnjë vlerë, Muzhaqi e Bilali 5 mijë Euro pagë e shpërblime, profesorët 800 Euro

June 8, 2023
in Aktualitet, Kryesore

Shqipëria me qeveri, parlament e politikanë injorantë, dallkaukë, hajdutë e kriminelë, që përveç rinisë e forcës aktive për punë, por denigrojnë dhe largojnë masivisht edhe “trurin”e vendit…

Thuhet shpesh, që Shqipëria është vendi i paradokseve e çudirave, por realisht është shteti i çmendurive të qeverisë, parlamentit, politikës, policisë, drejtësisë e agjencive ligj zbatuese, që me qëndrimet dhe vendimet e tyre, kanë bërë të pa jetueshëm vendin për shqiptarët.

Ndërsa e vetmja “çmenduri” që po bëjnë shqiptarët, është heshtja dhe mos reagimi duke u ngritur e larguar nga vendi, në vend që të ngrihen kundër kësaj kaste sundimtarësh tipik skllavopronarë që nuk janë më shumë se 1000 ministra, deputetë, prokurorë, gjyqtarë, krye policë e krye bashkiakë.

Çmenduria e radhës u bë me pazarin qeveri-opozitë në parlament, për dyfishimin e pagave të kryeministrit, kryetares së Kuvendit, presidentit, ministrave, deputetëve e zyrtarëve të lartë të drejtësisë, ndërsa pensionet dhe ndihmën ekonomike i lanë sa 1%-5% të pagave të tyre.

Përveçse babëzi e “racizëm” ekstrem financiar, vendimi për rritjen e pagave, është shpërfillje e fyerje për “trurin” e vendit, të cilët po trajtohen me paga 15-20% e pagave të reja të pushtetarëve, që vetëm ngrenë kartonë, nxjerrin vendime e zbatojnë urdhra me objekt vjedhje.

Lidhur me hendekun e thellë të pagave, mund të përdornim shumë emra ministrash e deputetësh, si shembull krahasimi mes tyre dhe profesorëve e shkencëtarëve të vërtetë, por po përmendin dy.

Janë ministreshat “kukulla”: Bora Muzhaqi e Rinisë e Fëmijëve dhe Edona Bilali e Sipërmarrjes, të cilat me pagat e reja nga data 1 prill 2023, do marrin nga 3.2 milionë lekë në muaj.

Sipas Ministrisë së Financave, ministreshat Bora Muzhaqi e Edona Bilali, përveç pagës së re, çdo muaj përfitojnë edhe nga 2.3 milionë lekë trajtime financiare mujore nga shteti, për pagesë telefoni, dieta ushqimore, udhëtime e hotele brenda dhe jashtë vendit, mes tyre edhe 500 mijë lekë tollonë karburanti personal, megjithëse kanë makina zyrtare me shoferë.

Të dyja nuk kanë pasur asnjë ditë punë, por janë emëruar ministre: Muzhaqi si shoqe e vajzës së Linda Ramës, ndërsa Bilali si “mikneshë” e Tomë Doshit, të cilat në rrjetet sociale, në dalje televizive e kontakte me njerëzit, kanë treguar injorancën dhe analfabetizmin e tyre të plotë, që krijon dyshime për nivelin e shkollimit.

Është për të vënë kujën, që këto paguhen 5 mijë Euro pagë e shpërblime në muaj, ndërsa profesorët e universiteteve dhe shkencëtarët paguhen nga 800 Euro në muaj, madje prej 3 vitesh, qeveria nuk u paguan as 20 mijë lekëshin ligjor të titujve akademikë.

Mund të përmendim emra tjerë deputetësh, si Rrahmani i Niklës, Baftjari e Antoneta të Fierit, Isufi i Tropojës, Iliri i Shijakut, Aurora e Burrelit, Gerta e Kukësit, Saimiri i Peqinit, Agroni i Shkodrës, Vullneti i Vlorës e djali i Qifes, të cilët paguhen 6 herë më tepër se profesorët.

Kështu ndodh kur vendi ka qeveri, parlament dhe politikanë injorantë, dallkaukë, hajdutë e kriminelë, që përveç popullit, por denigrojnë e largojnë masivisht “trurin” e vendit./Pamfleti

Next Post

As “hardhuca” Altin Dumani, nuk do t’i prek mafiozët e politikës dhe bosët e krimit të lidhur me ta

Superliga zgjidh të gjitha dilemat, Vllaznia arrin “trenin” e fundit të Europës, Bylis “i jep duart” elitës

Euronews shkruan për Shkodrën: Qyteti perfekt për nomadët digjitalë të Evropës!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved