• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, June 29, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Propozimi i Berishës që hap dosjet e korrupsionit të qeverisë Meta 2000-2002: “Ligjet” japin “OK”! Kërkohet mendimi i qeverisë: Partia e Lirisë hesht

June 3, 2023
in Aktualitet
        
 

Disa ditë më parë, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i bëri thirrje opozitës për bashkëpunim për miratimin e një pakete ndryshime në disa ligje që janë pjesë e paketës së reformës në drejtësi.

Në Kuvend janë propozuar nga opozita tre projektligje për disa ndryshime të rëndësishme në Kodin Penal, nisma të cilat janë prezantuar në Komisionin e Ligjeve në 27 mars 2023. Përfaqësuesit e mazhorancës janë shprehur parimisht pro ndryshimeve të propozuara në Kodin Penal, por kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka theksuar se duhet të merret mendimi i qeverisë dhe se në Ministrinë e Drejtësisë është ngritur një grup pune për Kodin e ri Penal. Projektligji i propozuar nga deputetja e PD-së,

Ina Zhupa synon rritjen e ndëshkimit të kanosjes dhe dhunës ndaj gazetarëve. Projektligji i propozuar nga Partia e Lirisë parashikon heqjen e përgjegjësisë penale për tubimet pa leje.

Nisma e tretë, e cila mund të sjellë pasoja të paparashikueshme dhe stuhi politike në Shqipëri, është propozuar nga një grup deputetësh të opozitës me në krye Sali Berishën. Projektligji parashikon heqjen e kohës së parashkrimit për ndjekjen penale dhe ndëshkimin e korrupsionit, për një grup pushtetarësh dhe ish pushtetarësh.

Nisma ligjore shton një fjali në nenin 67 të Kodit Penal, me këtë përmbajtje: “Nuk i nënshtrohen parashkrimit, veprat penale dhe akuzat penale të korrupsionit dhe të krimit te organizuar, kundër kryeministrit, zëvendëskryeministrit, ministrit, kryetarit të Kuvendit, kryetarit të Bashkisë Tiranë, drejtuesit e institucioneve qendrore përgjegjëse për prokurimet publike dhe koncesionet, si dhe ish-funksionarëve të sipërpërmendur.

Kjo dispozitë i shtrin efektet e saj deri në date 31.12.2037”. Duke përfshirë ish-funksionarët, propozimi atakon aleatin e Sali Berishës, Ilir Metën, katër herë, pasi Meta ka mbajtur postin e kryeministrit, zëvendëskryeministrit, ministrit, kryetarit të Kuvendit.

Ndryshimi i propozuar në Kodin Penal, nëse miratohet nga Kuvendi, mundëson hapjen e dosjeve të korrupsionit të pretenduar nga Sali Berisha, edhe gjatë qeverisjes Meta, në periudhën 2000 deri në 2002. Denoncimet e forta dhe të rënda të Berishës për korrupsionin e pretenduar sidomos gjatë qeverisjes Meta, do të ishin një indicie për SPAK, për të hapur dosjet.

Nisma ligjore lexohet si një kërcënim i Berishës ndaj Metës dhe të vetëve, pasi për hetimin e korrupsionit dhe krimin e niveleve të larta, të pretenduar pas vitit 2013, SPAK nuk ka asnjë pengesë ligjore sot për të hapur çdo dosje.

Mbetet për t’u parë qëndrimi i qeverisë ndaj kësaj nisme ligjore dhe nëse opozita do ta kushtëzojë votën për paketën e ndryshimeve me këtë propozim. Kujtojmë që Partia e Lirisë me në krye Ilir Metën nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për këtë projektligj.


        
 
Next Post

Prokuroria në Hagë kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit për Thaçin dhe Veselin, ja detajet

Nga burgu në shtëpi, Idajet Beqiri ka një mesazh për Berishën pas lirimit të Saimir Tahirit: Do të bjerë dhe ty halli kur të të futet në burg...

Tirana, i vetmi qark që vijon të mbipopullohet

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In