• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Histori

Elena Gjika, kjo suliote nga Parga e Çamërisë

June 16, 2023
in Histori
        
 

Në shfletimet për Elena Gjikën varianti më i shpeshtë i vendlindjes së saj thuhet se është Bukureshti, por ndoshta faktet duhen shqyrtuar me më shumë kujdes. Jo më kot është cilësuar “elitë e vjedhur“.

Dora d’Istria (1828-1888), pseudonim i Elena Gjikës, ka qenë një figurë e rëndësishme e kulturës shqiptare dhe europiane të mesit të shekullit XIX. Ajo ishte publiciste, feministe, etnologe dhe shkrimtare me shtetësi rumune me prejardhje shqiptare.

Data e saj e lindjes është 22 janar 1828, por mbi vendin e lindjes dihet po aq pak sa edhe për jetën e saj të herët. Familja fisnike Gjika, i ka rrënjët në Pargën e bukur, (para se të krijohej shteti Grek.) vend i cili i ngjallte jo pak nostalgji Elenës.

Elena Gjika në vëllimin e veprës së saj “Les femmese en Orient” “Gratë në Lindje”, botuar në Zyrih në 1859 jep letrën që i kish dërguar një mikeshës së vet ku shkruan: Jam lindur në brigjet e Shqipërisë së Jugut, jo larg maleve të Sulit, në qytetin e Pargës, me fatin e keq të së cilës, disa vjet pas rënies së Napoleonit u muar mbarë Europa.

Parga ime e dashur, e cila në shekuj nuk e ka parë gjysmëhënën mbi muret e vet. Parga iu dorëzua të pamëshirshmit Vezirit të Janinës, Ali Pashës, i cili që prej kohësh e gjykonte këtë qytet, të cilit nuk ja falte fajin për ndihmën që u kish dhënë vazhdimisht heronjve të Sulit. Një qytet prej katërmijë shpirtësh iu shit Vezirit prej Thomas Maitland, Komisar i lartë anglez i ishujve të Jonit për 150 mijë lira.

Parganjotët e përbuzën me neveri këtë çmim të tokës së lindjes së tyre dhe preferuan më mirë të marrin rrugët se sa të jetonin skllevër. Mbasi dolën në Korfuz e mandej në Trieste, prindët e mij u vendosën në Zyrih Nëna vdiq e para me emrin e Pargës në buzë dhe nuk vonoi shumë që këtë e ndoqi në varr babai”.

Elena Gjika shkruan për shqiptarët: “Bij besnikë të një race që ka ruajtur trashëgiminë dhe nuk është prishur asnjëherë”. Ajo shkruan se “Liria si thonë fatosat e Sulit në një këngë, ka qenë kurdoherë bija e ngadhënjimit”. Suliotët të cilët janë çamër të shpërngulur nga krahina e Margaritit (Margëlliçit) u vendosën në malet e Sulit nga barbarizmat e pushtuesit Otoman kundër të cilit Çamëria bëri rezistencë të vazhdueshme dhe nuk iu nënshtrua as Ali Pashait. – Gazeta Çamëria, 29.01.1999 Autor Jonuz Kuçuku

Elena Gjika – Dora D’Istria, kjo elitë e vjedhur, lindi në Pargë të Çamërisë, më, 22 janar, 1828 – dhe vdiq në Firence, më, 17 nëntor, 1888. Elena Gjika, shkrimtarja, publicistja iluministe kërkoi barazinë gjinore dhe u rendit mes 10 femrave më përparimtare të shek. XIX. të Europës.

Dora D’Istria përmes një letre të shkruar prej saj, e cila gjendet në bibliotekën e Vatikanit, ku ajo u kundërvihet shpifjeve se është me origjinë greke apo nga një fshat pranë lumit Vjosë. Ja si shkruan ajo: “Deri tani është shkruar dhe folur shumë për origjinën time. Atë që s’e kanë thënë të tjerët, po e them unë. Quhem Elena Gjika, kam pseudonimin tim “Dora d’Istria”, jam jetime çame nga Parga.

Rrjedh nga familja e Gjikajve. Kur u prish Suli, shkova në Korfuz. Aty u njoha me një zonjë rumune , e cila më mori në Rumani, ku u shkollova për letërsi. U martova me një kont rus, i cili vdiq shpejt. U largova nga Rumania dhe u vendosa në Itali. Kam patur lidhje me Jeronim De Radën, me të cilin këmbeja mendime për Pavarësinë e Shqipërisë. Shpesh herë ndodh nga pseudohistorianët e huaj që shqiptarët trima e të ditur t’i mohojnë si të tillë , sepse duan t’u përvetësojnë lashtësinë .” – Jasin Bala, Çamëria lëngon, Çamëria denoncon”faq.25/ Nga Elis Buba


        
 
Next Post

"Hale TV", ku Sali Berisha sulmon çdo ditë SHBA-në duhen pastruar

Hashim Thaçi zbulon prapaskenat: Remzi Hoxha kishte videon e takimit Berisha-Millosheviç-Gligorov

Ja si ambasadorja Kim tronditi komunistin Berisha me deklaratën e saj: PD nuk mund të hajë bar për hir të një njeriu

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In