• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Turqia ndryshoi mendje papritur, zbardhen prapaskenat e anëtarësimit të Suedisë, si e bindi Biden Erdoganin për kthesën e madhe

July 13, 2023
in Bota
        
 

Turqia ka rënë dakord të lejojë Suedinë të anëtarësohet në NATO pas negociatave me dyer të mbyllura midis shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe liderëve të dy vendeve përpara një samiti të NATO-s në Lituani, duke shënuar kështu një kthesë historike.

Megjithatë, siç shkruan CNN, edhe këtu, në prapaskena duket se ka qenë ndikimi i SHBA-së dhe muaj të tërë përpjekjesh diplomatike që kanë vulosur gjithçka.

Një pjesë e rëndësishme e asaj përpjekjeje ishte rënia dakord për shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Ankara, një kërkesë që, pavarësisht pretendimeve të zyrtarëve të lartë amerikanë, ishte lidhur me çështjen e anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë lejoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Erdoganin dhe kryeministrin suedez Ulf Kristersson të bënin njoftimin e madh, këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan theksoi rolin e Presidentit Joe Biden për t’i çuar ata në atë pikë.

Disa orë pasi u zbulua vendimi i Ankarasë, administrata njoftoi se do të ecë përpara me transferimin e avionëve luftarakë F-16 në Turqi, në atë që dukej të ishte një shkëmbim për “dritën e gjelbërt” të Ankarasë, për anëtarësimin e Stokholmit në NATO. Pentagoni tha po ashtu të martën se Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin diskutoi rolin e vendit të tij në modernizimin ushtarak të Turqisë me ministrin turk të Mbrojtjes Yasar Guler, një tjetër tregues për ndikimin e SHBA-së.

Sakaq, nga ana tjetër, përpara Vilniusit, Erdogan e lidhi ofertën e Stokholmit për NATO-n me rifillimin e bisedimeve të Turqisë me BE. Megjithatë, ndryshe nga rasti më sipër, kërkesa u refuzua nga Uashingtoni dhe Berlini menjëherë.


        
 
Next Post

Armando Broja optimist për të ardhmen: Besoj se do të kem një sezon të madh

Kushtetuesja miraton marrëveshjen Rama-Alabar

Keni aritmi të shpeshtë e zemrës? Zbuloni cilët janë shkaktarët e fibrilacionit atrial dhe si mund ta parandaloni

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In