• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

BE pezullon fondet për bujqësinë shqiptare: Hetime për korrupsion nga AZHBR

July 19, 2023
in Aktualitet, Debat
        
 

Nga Ylli Pata

Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimin e fondeve për bujqësinë shqiptare, pas dyshimeve për abuzime dhe korrupsion gjatë ndarjes së tyre për fermeret.

Siç bëhet e ditur në një dokument zyrtar që Delegacioni i BE-së i është përgjigjur qeverisë shqiptare, Zyra Europiane Kundër Mashtrimit(OLAF), ka kryer një hetim për këtë çështje dhe ka dyshime të arsyeshme për korrupsion.

Siç mësohet, BE ka pezulluar dhënien e një shume prej 450 mijë dollarësh, pjesë e projekteve të bujqësisë, të cilat janë kërkesa e radhës e qeverisë shqiptare për rimbursim.

Në përgjigje të kërkesës së qeverisë, Bashkimi Europian i është përgjigjur se ka një hetim nga Komisioni për abuzime me fondet e BE për Shqipërinë.

Në shkresën e delegacionit të BE theksohet: “Komisioni Evropian ka informuar qeverinë shqiptare se ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II.

Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II.

Komisioni Evropian nuk mund të komentojë mbi asnjë gjetje të mundshme të OLAF-it për zbatimin e programit IPARD II (2014-2020) në Shqipëri. Hetimi i OLAF-it vazhdon. Kur OLAF të dorëzojë raportin përfundimtar, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare dhe, bazuar në gjetjet e raportit, do të marrë çdo masë të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian.”, thuhet në përgjigjen zyrtare.

Gjatë viteve 2014-2017, AZHBR-në, insitucionin që ndante fondet IPHARD e ka drejtuar Suela Popa, bashkëshortja e ish-deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo. Për 4 muaj gjatë hyrjes së PD-së në qeverinë Rama në vitin 2017, institucionin e drejtoi Fadil Shahini. Ndërsa nga viti 2017 deri në vitin 2020 AZHBR-në e ka drejtuar ministrja aktuale e Bujqësisë, Frida Krifca.


        
 
Next Post

Parlamenti italian krijon grupimin e miqësisë Itali-Shqipëri

Veliaj gjen sozinë e Luiz Ejllit në Petrelë, këngëtari ia kthen live: Lali Eri vetëm një ban nana, ja që Luiz paska dy

VIDEO/ Bukë e gjizë, djathë e sallam dhe banjo dielli! Shqiptarët bëjnë “jetë qejfi" në plazhet falas të Italisë si në kohë të diktaturës

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In