• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 12, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Apel nga Amerika SPAK-ut: Të mos bëhet gardian i mosndëshkimit të Tiranit ‘non-grata’, Sali Berisha

September 21, 2023
in Blog

Nga Zef Brozi

Sa shpejt kaluan 28 vite (21 Shtator 1995-21 Shtator 2023). Dhe po e kujtoj kete date sepse akoma dhe sot Tirani i djeshem e Non-Grata i sotem, vazhdon te jete i Pandeshkueshmi i ketyre 32 viteve, i mbrojturi mbase edhe nga disa ne SPAK , BKH dhe institucione te tjera.

Ishte nata e 21 Shtatorit 1995 kur Parlamenti, me urdhër të Tiranit, dhunoi haptazi Kushtetutën e fallsifikoi votat për të realizuar qëllimet e tij diktatoriale.

I pafund në Ligësi, Djallëzi, Intrigë e Pabesi, Tirani, i cili kishte nën thundrat e tij e në shërbim të vet të gjitha institucionet, nuk mund ta toleronte faktin se kishte dështuar më parë për ta burgosur kryetarin e Gjykatës së Kasacionit (sot Gjykata e Lartë) dhe shtypur edhe atë tentative pavarësie të gjyqësorit që ai kishte dëshmuar me disa vendime e vepra. Në errësirën e 21 Shtatorit 1995, Tirani urdhëroi SHIKU-n famëkeq dhe policinë të rrethonin godinën e Kasacionit dhe të survejonin e ndiqnin kryetarin e kësaj Gjykatë që po punonte në zyrë.

Deputetët e PD-s i urdhëroi të votonin shpejtazi ultimatumin e tij për shkarkimin e kryetarit të Kasacionit nga cdo funksion. Por Parlamenti nuk kishte kuorumin e nevojshëm për të filluar seancen e votimit sepse opozita kishte bojkotuar Parlamentin dhe disa deputetë të PD-s mungonin. Tirani duket se i kishte marrë masat dhe kishte urdhëruar të votonin edhe për deputetë që mungonin. Dhe ashtu u bë. Provat e fallsifikimit të votave në Parlament janë të pakundërshtueshme: procesverbali i votimit dhe dëshmitë e disa deputetëve, përfshirë dhe disa nga ata që ndonëse nuk kishin qënë prezent në Parlament vota e tyre rezultonte pro shkarkimit.

Vetëm me votat e fallsifikuara u bë i mundur shkarkimi i rrufeshëm. Këto prova të fallsifikimit janë bërë publike më 1995 e më pas në Shqipëri si edhe në disa institucione Perëndimore.
Unë, kryetari i Kasacionit, e mësova shkarkimin tim nga lajmet e orës 8:00 të darkës në televizionin shtetëror, kur akoma isha në zyrë edhe me përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane, te nderuarin Carl Siebentritt. Faleminderit Amerike, mirenjohes Presidentit Clinton, faleminderit ambasador Shifter, faleminderit i dashur Carl!

Makina të SHIKU-t e policisë më ndoqën kur dola nga zyra dhe u nisa për tek spitali për të vizituar nënën time 88 vjecare që ishte operuar, dhe kur shkova tek pallati ku banoja. Kujdesi e dhëmbshuria për nënën time të shtrenjtë ishin mbi gjithcka edhe ne atë natë tinzare e të pazakontë.

Po e kujtoj atë natë të 21 Shtatorit 1995 jo për vete, por sepse e dua Shqipërinë dhe njerëzit e saj të mirë. Unë me gjithë zemer uroj që asnjë pushtetar,politikan e ish- pushtetar të mos guxojë më të diktojë gjyqësorin e prokurorinë, të mos guxojë të vrasë, përgjakë, shkatërrojë e shkrumbojë vendin, sikurse ka ndodhur me pare. Uroj që koha e pandëshkueshmërisë së krimeve e korrupsionit të politikanëve dhe pushtetarëve e ish – pushtetarëve me te larte te marre fund tani, dhe jo më vonë. Une i bej apel SPAK dhe BKH te mos behen gardian te mosndeshkimit te krimeve e korrupsionit te Tiranit Non-Grata. Njerëz- jeni vigjilente!(marrë nga adresa e tij në fb)

*Ish- kryetar i Gjykatës së Kasacionit (23 Shtator 1993 – 21 Shtator 1995)

Next Post

Për ata që i thonë Ramës "pse i flet ashtu një superfuqie si Rusia", "e kush je ti që bën trimin me Rusinë"?!

Vuçiç i përgjigjet Sveçlës: Qesh mirë kush qesh i fundit! Do të shohim kush e cilin do të arrestojë

Shtohen kolegët e "filozof" Nardit në Kuvend: Xhevahiret e dy deputetëve analfabetë "funksional" të Foltores për pensionet

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved