• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Wednesday, September 10, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

A po lind “super mafia”? “Kokat” e Ndrangheta, Camorra dhe Cosa Nostra drekojnë me verë dhe makarona

October 27, 2023
in Bota

Disa burra duke drekuar me makarona dhe nga një gotë verë përpara tyre në tryezë. Në pamje të parë fotoja e mësipërme që po bën xhiron e rrjetit mund të duket normale, por gjithçka përmbyset kur kupton se personazhet që po drekojnë së bashku, janë krerët e tri sindikatave më të njohura kriminale në botë.

“Kokat” e Ndrangheta me bazë në rajonin gadishullor të Kalabrisë, Camorra-s së Napolit dhe Cosa Nostra-s me bazë Siçilinë, dyshohet se u kapën nga kamera duke ndarë një vakt së bashku në një kopsht.

Sipas mediave ndërkombëtare, besohet se fotoja është realizuar në prill të vitit 2021 dhe tashmë ekziston frika se tre grupet më të fuqishme mafioze të Italisë mund të kenë krijuar aleancën e frikshme të pagëzuar si “super mafia”.

Takimi thuhet se ishte një nga shumë mbledhjet që policia kishte pasur nën vëzhgim, me prokurorët që paralajmëronin shfaqjen e një koalicioni të madh krimi në veriun e pasur të Italisë.

“Këtu është Milano”, u dëgjua një i dyshuar mafioz i Camorra-s duke i thënë një aleati. “Ne nuk jemi në Sicili, nuk jemi në Romë, nuk jemi në Napoli, këtu po bëjmë gjëra të mira”, besohet të ketë thënë më tej anëtari i Camorra-s, sipas një raportimi të Telegrafit.

Një anëtar i dyshuar i Cosa Nostra-s supozohet se iu përgjigj: “Ne kemi ndërtuar një perandori”.

Publikimi i fotos vjen në një kohë që është raportuar se tri organizatat e fuqishme kriminale kanë lënë mënjanë rivalitetet e tyre historike për të krijuar një aleancë “super mafioze” e cila po përfiton nga mundësitë e biznesit në rajonin e Lombardisë.

Ata dyshohet se kanë bërë qindra milionë euro duke investuar në biznese legjitime në kryeqytetin botëror të modës, Milano. Organizatat e mafias kalabreze, siciliane dhe romake, kanë lidhur një marrëveshje të qëndrueshme për një lloj konfederate, sipas konstatimeve të prokurorëve italianë.

Teksa më parë gjakderdhjet publike, vrasjet dhe grindjet e dhunshme ishin një mënyrë jetese për këta bosa mafiozë, ata tani thuhet se mbajnë një profil të ulët, duke zgjedhur krimin e jakës së bardhë në vend të të shtënave.

Next Post

Arian Çani filozof si mësuesi i tij tenori filozof Arjan Curri: 90 për qind e personave që dalin në TV janë këllira. Turmat duan gjak dhe litar, ndaj po goditet Berisha!

Sali Berisha nuk do t’i shpëtojë arrestimit të SPAK: Ja detaji nga vrasja e Azem Hajdarit që i ka bërë ‘gropën’, të fshehtat e urdhrit të tij për të ekzekutuar 4 protestuesit në 21 janar dhe vrasjet që shkaktoi në ’97!

Gazetari Kosovar: Kurti nuk ka asnjë zgjidhje thjesht mashtron! Ose firmos asosacionin ose ikën në Norvegji

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved