• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kronike

Përfundon numërimi i thasëve me Euro në Portin e Durrësit, kjo është shuma që u bllokua në 2 makinat

June 25, 2018
in Kronike
        
 

Mëngjesin e sotëm ka përfunduar edhe numërimi i Eurove të bllokuara mbrëmjen e djeshme në portin e Durrësit në 2 makina Toyota Yaris. Nga grupi i hetimit rezultojnë të jenë 3 mln e 470 mijë euro të cilat nuk rezultojnë false. Po ashtu hetuesit thonë se paratë u gjetën në katër thasë të vegjël në 2 mjetet të cilat vinin nga Belgjika dhe se po hetohet gjithashtu për të gjetur porositësin dhe personat që i dërguan.

 Burime për “Panorama” thanë se Interpol Roma kishte përcjellë informacionin te homologët e tyre në Shqipëri dhe sapo mjetet e ngarkuara në trajler mbërritën në Portin e Durrësit, autoritetet shqiptare ndërhynë.

Paratë ishin ndarë në katër thasë gjithsej dhe gjendeshin të shpërndarë në dy prej makinave “Toyota”. Dy makinat ishin të ngarkuara në një kamion së bashku me 7 makina të tjera.

(Në total 9 makina, 7 prej të cilave ‘Toyota’, një ‘Opel’ dhe një ‘Alfa Romeo’). Makinat së bashku me kamionin që i transportonte janë bllokuar në orën 15:00 në Portin e Durrësit, ndërsa ato kishin zbarkuar aty me tragetin e linjës Ankona-Durrës, në orën 10:00 të paradites së djeshme.

Policia në bashkëpunim me Krimet e Rënda kryen sekuestrimin e parave dhe mjeteve që ndodheshin në trajlerin me targa AA 120 SP, i cili gjithashtu u sekuestrua për llogari të hetimeve. Sakaq, Policia dhe Prokuroria për Krimet e Rënda nisën edhe hetime intensive për zbulimin e personave apo grupit kriminal që po transportonte në mënyrë të paligjshme sasinë rekord të parave.

Nga hetimet fillestare janë identifikuar 4 persona të përfshirë, ndërsa tre prej të cilëve janë shoqëruar dhe ndodhen të ndaluar në Polici, ku dy prej tyre janë shoferët e kamionit që solli makinat ku u gjetën eurot. Klevis Lika është pronari i kamionit me targë AA 120 SP – AFR 559, ndërsa babai i tij, Edi Lika, është pronari i kompanisë së transportit të automjeteve. Pak pas verifikimit të pranisë së një shume të madhe parash në dy makinat “Toyota”, Policia ka ushtruar kontroll dhe në banesën e pronarit të firmës që ka bërë transportin e makinave për në Shqipëri, por nuk është gjetur asnjë gjë e dyshimtë. Ndërkohë, operacioni për zbulimin e parave është realizuar nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me palën italiane.


        
 
Next Post

Françeska pa reçipeta në plazh dhe dorën tek “zogu” i lë të gjithë me gojë hapur (Foto)

”Mos na i sill 600 mijë sirianët këtu”, Edi Rama i kthehet komentuesit

Dash Shehi kapet “mat”, fotografohet në kafe me kritikun më të fortë të Lulzim Bashës (Foto)

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In